Politike

E njohin si kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, SHBA dhe BE i dërgojnë shkresë Bardhit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Vetë Bardhi ditën e sotme në deklaratë për mediat, ka theksuar se institucionet e këtyre vendeve i kanë dërguar shkresë ai atij edhe kreut të Grupit Parlamentar të PS-së për bashkëpunim në zgjedhjen e Avokatit të Popullit. 

19 Shtator 2023, 17:19 Nga I.A
E njohin si kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, SHBA dhe BE i
Gazment Bardhi

TIRANË- SHBA dhe Bashkimi Evropian njohin zyrtarisht Gazment Bardhin si kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Kjo është vërtetuar dhe te shkresa që ambasadat e këtyre vendeve i kanë dërguar Bardhit si kreu i Grupit Parlamentar, për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Vetë Bardhi ditën e sotme në deklaratë për mediat, ka theksuar se institucionet e këtyre vendeve i kanë dërguar shkresë ai atij edhe kreut të Grupit Parlamentar të PS-së për bashkëpunim në zgjedhjen e Avokatit të Popullit. 

"Ajo që kam kërkuar unë për Avokatin e Popullit e popullin merr shkas nga një shqetësim që ka ardhur nga përfaqësues të SHBA dhe BE, të cilët kanë kërkuar në dijeninë time edhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, që të çojnë para procesin e zgjedhjes se avokatin e popullit. Avokati ka disa detyra te rëndësishme në kuadër të zbatimit te reformës në drejtësi, dhe për këtë arsye përfaqësuesit e SHBA dhe BE, kanë shprehur shqetësimin," tha Bardhi.

Grupi më i madh i deputëtëve dhe i opozitës njeh Gazment Bardhin si kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, ndryshe nga 10 deputetë që përkrahin Lulzim Bashën. Për ta kreu i GP të PD-së është Basha, të cilin e njohin edhe si kreun e PD-së së vulës.

gazment bardhi pd lulzim basha

Sondazh

Poll