Politike

Bardhi për deputetët pro-Bashës: Mund të jenë pjesë e Komisionit të Posaçëm Zgjedhor

19 Shtator 2023, 14:45 Nga f.i
Bardhi për deputetët pro-Bashës: Mund të jenë
Gazment Bardhi

KUKËS- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi teksa foli për mediat pas mbledhjes në Kukës, u pyet nëse do të ishte dakord që në listën e emrave të miratuar nga grupi parlamentar të kishte deputetë që i përkasin grupimit pro-Basha.

“Emrat që ka miratuar grupi parlamentar i Partisë Demokratike pasi ka mbledhur propozimet në mbledhje. Nëse kam apeluar në mënyrë të vijueshme që secili koleg do të duhet të reflektojë për t’u bashkuar, për të unifikuar agjendën parlamentare, një nga çështjet është edhe kjo. Askujt nuk mund t’i caktohet një detyrë nga grupi parlamentar nëse nuk shpreh përpara grupit marrjen përsipër të kësaj përgjegjësie,” – u shpreh Bardhi.

Ai tha se cilido prej kolegëve që do të bëhet pjesë e këtij përfaqësimi apo marrjes përsipër të kësaj përgjegjësie është i lutur ta paraqesë kërkesën në grup dhe nuk ka asnjë diskriminim në këtë pjesë.

gazment bardhi pd 19 shtator 2023

Sondazh

Poll