Aktualitet

Pas komenteve banale në rrjetet sociale/ Manastirliu shkarkon burrin e zv-ministres, Aurel Vodën

23 Tetor 2019, 07:39 Nga DOSJA
Pas komenteve banale në rrjetet sociale/ Manastirliu shkarkon burrin e

TIRANË- Pas një komenti banal të publikuar fillimisht nga Dosja.al pak ditë më parë, të cilat u pasuan nga shumë të tjera, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shkarkuar nga detyra Aurel Vodën, bashkëshortin e  zv.ministres së Brendshme, Rovena Vodës .

Manastirliu në një postim në Twitter shprehet se Voda ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë.

“I patolerueshëm reagimi i dr.Aurel Vodës në profilin e tij në Facebook ndaj disa sulmeve mediatike. Cilatdo qofshin arsyet që e kanë motivuar atë reagim, ai e ka humbur të drejtën të paguhet me taksat e qytetarëve si drejtues në strukturat e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë. Largimi i tij është një mesazh i qartë për të gjithë. Kush s’i duron dot me qytetari sulmet e çfarëdo lloji, nuk mund të jetë pjesë e sistemit tonë”, shkruan ajo.

Fjalori banal i Aurel Vodës:

Dosja.al ishte para e cila vuri në dukje se Aurel Voda, i cili mbante postin e drejtorit të Fondin të Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor fliste me një fjalor banal në rrjetet sociale. Komenti i parë i tij në Facebook, i cili më pas u bë viral në rrjet ishte ai për negociatat, ku u shpreh se “nuk i plaste k*** “.

Por nuk u ndal me kaq. Pas dështimit të procesit të negociatave,  Aurel Voda ia nxori gjithë inatin presidentit të Francës Emmanuel Macron. “Në tëçkë të sëçkës Macron!,”-shkruante Voda në një nga grupet e shumta të hapur në Facebook në emër të kryeministrit Edi Rama.

Edhe pse rrjeti vlonte për të, dy ditë më vonë Voda, po në rrjetet sociale reagoi sërish. Këtë herë iu ktheu një përgjigje portaleve për komentin e tij “më plasi k***”. “Dua ndërkohë të qetësoj shpirtin e trazuar të syçkës, se folja ‘plasi” është thënë për protestat e opozitës dhe jo për negociatat, që ata i duan shumë.”, u shpreh ai ndër të tjera.

Një nga komentet e tij më pikante ishte edhe sharja me ‘libër shpie’ ndaj gazetarëve.  Ndër rreshta, me një gjuhë rruge dhe krejtësisht të patolerueshme, një ditë më parë bashkëshorti i zv/ministres ‘shfryu’ inatin e tij teksa shkruajti se gazetarët që i kanë prishur gjakun këto ditë, u shpreh se janë ‘qelbanikë’. “Iu shkër*ej tan ropt, gratë e motrat ku t’i keni”, u shpreh ndër të tjera ai.

Por nuk u kursye asnjëherë edhe për shqiptarët. Në komentet e tij të fundit me qytetarët ai përdor sërish një fjalor banal.   “O b.q., hajde nga afër”, u shpreh ai ndaj një komentuesi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aurel voda rovena voda shfrenimi i fjalorit te aurel vodes shkarkohet nga detyra aurel voda aurel voda rovena voda shfrenimi i fjalorit te aurel vodes shkarkohet nga detyra aurel voda

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Tetor 2019, 21:06

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar me publikimin e makinave luksoze të cilat gjobiten për parkim të gabuar. Në një postim në rrjetet s...