Aktualitet

22 Tetor 2019, 21:06 Nga DOSJA

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar me publikimin e makinave luksoze të cilat gjobiten për parkim të gabuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj ka publikuar foton e një makine super lukzose, të llojit “Rolls Royce Ghost”.

“E ça se ke Rolls Royce?  #LironiKorsite”- shkruan Veliaj krahas fotos ku shihet bisha lukzose, identike me atë që përdor djali i biznesmenit Ramë Geci, Andi, i njohur edhe si ish- i dashuri i Françeska Jaçes.

Gjithsesi nuk dimë të themi nëse bëhet fjalë për të njëjtën makinë, pasi kryebashkiaku ia ka mbuluar targën makinës që ka gjobitur. 

Andi Geci, djali i biznesmenit të fuqishëm në Shqipëri që është edhe pronari i hoteli 15-katësh “Tirana International Hotel”, njihet për jetë e luksit që bën.

Vetëm para pak muajve ai mori në përdorim makinën e llojit Rolls Royce Ghost, seria 2, extended wheel base (versionin 6 metrat i gjatë) dhe me një motor 6.6 L v12, një automjet i cili kushton plot 500 mijë euro.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andi geci erion veliaj rame geci veliaj gjobit andi geci andi geci erion veliaj rame geci veliaj gjobit andi geci

Sondazh

Poll