Aktualitet

Vrasja e Kacifasit/ Artan Hoxha tregon skenarin: Ky është është minoritari që do ngrinte memorialin, asnjë hetim nga Krime

23 Tetor 2019, 06:33 Nga DOSJA
Vrasja e Kacifasit/ Artan Hoxha tregon skenarin: Ky është

Tiranë- Për vrasjen e Kostandin Kacifasit, gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se viktima është bërë kokë turku dhe se Krimet e Rënda nuk kanë zbardhur asnjë prapaskenë të kësaj ngjarjeje.

Ai u shpreh në studion e “Report Tv” se i vetmi i ndaluar për tentativë të ngritjes së memorialit për Kostandin Kacifas është Vangjel Barka, një banor i fshati minoritar, i cili sipas tij po ndiqte punimet.

Ky objekt që do ngrihej në kodrën e fshatit Bularat, i vetmi në Shqipëri që ka një varrezë greke që është ngritur në bashkëpunim mes autoriteteve të dy vendeve. Personat që kishin hyrë nga Shqipëria nuk mund të afroheshin sepse kishin menduar të krijonin probleme në grykën Këlcyrës ishin marrë masa nga policia. Duke u dashur të ruhej policia jonë kishte garantuar paprekshmërinë edhe nga persona që do vinin nga territori grek.  Për këtë shkak ndodhi ajo që ndodhi në Bularat. Vangjel Barka është banor i fshati Bularat, minoritar. Në rastin konkret nga hetimet nuk ka pasur ndonjë rezultat konkret. Dosja është tek Krimet e Rënda. Dhe ka një prokuror Olsi Cela që është edhe kandidat për kryeprokuror. Ky hetim duhet të zbardhte se kush ndodhej pas Kostandin Kacifas. Ai ishte bërë kokë turku nga grekë. Kur u vra në Shqipëri ai u bë hero. Ajo është ngjarje tipike me sfond nacionalist”, tha Artan Hoxha.

Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha vrasja e kacifas artan hoxha vrasja e kacifas

Sondazh

Poll