Aktualitet

“Do shkoj ta marr vetë Alvinin”, Kopliku tregon mesazhet me ambasadorin Gazheli, premtimi që i bëri (Foto)

22 Tetor 2019, 19:34 Nga DOSJA
“Do shkoj ta marr vetë Alvinin”, Kopliku tregon mesazhet me

TIRANË– Gazetari i emisionit investigativ “Le Ienne” që publikoi historinë e shqiptarit Alvin Berisha, vogëlushit që ka mbetur në kampin “Al-Hol” ka zbuluar mesazhet me ambasadorin Gent Gazheli.

Në një lidhje në emisionin ‘Tempora”, Taulant Kopliku ka treguar në ekran mesazhet ku shihet se ambasadori Gazheli ka premtuar se do të shkojë vetë në atë kamp për ta tërhequr Alvin Berishën.

Bisedat e ambasadorit Gazheli dhe gazetarit vijojnë si më poshtë:

Ambasadori Gazheli: Kam kërkuar të vijnë në Erbil. Nëse do të ketë mirëkuptim për fëmijën për ta dorëzuar. Do shkoj vetë në Erbil.

Gazetari i dërgon një voice message. 

Ambasadori Gazheli: Gjithë të mirat. Do bëjmë të pamundurën të sjellim djalin prapë të atit. Mund të kem nr e pikës së kontaktit që keni në kamp? Nr mob?

Zona ku jeni paraqet rrezikshmëri të lartë. Keni patur komunikim sëfundmi për fëmijën?

Gazetari Taulant Koplikaj: Jo. Në drekë e kemi lënë në kamp.

Ambasadori Gazheli: Po e ndjek me prioritet maksimal. Djali është shqiptar dhe do ta kthejmë.

Propozini Erbilin. Dhe vij unë dhe në Erbil.

Gazetari Taulant Koplikaj: Ok. Ja sa thirra këtë djalin e po të shkruaj pas pak.

Ambasadori Gazheli: Ok. Po ju pres.

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri.

Por Alvini ka mbetur sërish në kampet e ISIS, pasi qeveria shqiptare, konkretisht ambasadori Gent Gazheli, nuk është angazhuar për kthimin e të voglit në Itali pranë të atit dhe dy motrave.

Rasti i Alvinit u bë shumë mediatik dhe ka nxitur mjaft reagime të qytetarëve italianë dhe shqiptarë. Në lidhje me këtë çështje, qeveria shqiptare është shprehur se ka hasur vështirësi në rrugët diplomatike. Gazheli mbylli faqen e tij në Facebook, pasi u ‘masakrua’ në komente nga ndjekësit e tij.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gent gazheli masakrohet ne komente historia e alvin berishes ne siri mesazhet me ambasadorin gazheli taulant kopliku gent gazheli masakrohet ne komente historia e alvin berishes ne siri mesazhet me ambasadorin gazheli taulant kopliku

Sondazh

Poll