Aktualitet

Vrasja e Kacifasit/ Ekstremisti i shpallur ‘non grata” thirrje grekëve për mobilizim: Të nderojmë heroin, shteti shqipta

23 Tetor 2019, 05:43 Nga DOSJA
Vrasja e Kacifasit/ Ekstremisti i shpallur ‘non grata” thirrje

Gjirokastër-Më datë 26 tetor pritet në Shqipëri, pikërisht në Bularat do të zhvillohet  një ceremoni përkujtimore për 1-vjetorin e vdekjes së Kostandin Katsifas, i cili u vra nga  nga RENEA, pasi sulmoi me armë policinë.

Për 1-vjetorin e Kacifasit, Babis Karathanos, ekstremisti i shpallur non-grata në Shqipëri iu ka bërë thirrje  16 shoqata të minoritetit grek, që më 26 tetor të jenë sa më shumë grekë prezent në Shqipëri. Babis Karathanos është një politikan i djathtë dhe ish kandidat i Partisë “Nea Dhimokratia”, i njohur prej vitesh nga komuniteti shqiptar për pikëpamjet e tij nacionaliste.  “Do të jemi të pranishëm për të nderuar Heroin tonë!”, shprehet ndër të tjera ai.

Po kështu në njoftim theksohet se shteti shqiptar ende nuk ka ngritur akuzën e vrasjes për policët. ” Një vit më vonë, shteti shqiptar po gjen vazhdimisht justifikime për mos lëshimin e aktakuzës për vrasjen, ndërsa prindërit e tij jetojnë me një “PSE ?!””, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ftesë  shoqatave të Vorioepirit për të marrë pjesë në memorialin vjetor të Kostandin Katsifas për në Vouliarats.

Në vetëm pak ditë, mbushet një vit nga dita që vorioepirioti Konstantinos Katsifas u vra gjakftohtë nga forcat speciale shqiptare në kodrën e fshatit të tij, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij në Vouliarat, në ditën e 28-të Tetorit.

Një vit më vonë, shteti shqiptar po gjen vazhdimisht justifikime për mos lëshimin e aktakuzës për vrasjen, ndërsa prindërit e tij jetojnë me një “PSE ?!”

Si shoqata të vorioepirioteve, ne ftojmë çdo Grekë dhe Greke të marrë pjesë në përkujtimorin vjetor të Konstantinos Katsifas, i cili do të mbahet në 26 Tetor 2019 në vendlindjen e tij, në Kishën e Shën Athanasius në orën 09:00 të mëngjesit. (lokale), në Vouliarats ku prehet dhe ruan Thermopilet , në bashku me Heronjtë e vitit 1940.

Deklarojmë prezentë.

Konstantinos Katsifas i pavdekshëm

Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor 2018 gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Ditën e varrimit, në Bularat, erdhën rreth 1500 nacionalistë grekë që e përcollën 35-vjeçarin drejt banesës së fundit të veshur me rroba ushtarake. Vrasja e tij nga forcat RENEA shkaktoi shumë tensione mes dy vendeve fqinje.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet homazhet për kacifasin më 26 tetor thirrja për 1- vjetorin e vdekjes së kacifasit vrasja e kacifas homazhet për kacifasin më 26 tetor thirrja për 1- vjetorin e vdekjes së kacifasit vrasja e kacifas

Sondazh

Poll