Aktualitet

Drama e Alvinit, Berisha preket në studio: Është më i braktisuri…shteti po luan gangsterin!

22 Tetor 2019, 19:59 Nga DOSJA
Drama e Alvinit, Berisha preket në studio: Është më i

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me çështjen e Alvin Berishës, vogëlushit shqiptar që ka mbetur në kampet e Sirisë. I ftuar në emisionin “Tempora”, Berisha tha se Kosova dhe Shqipëria mund të kishin ndërmarrë operacione të përbashkëta për kthimin e të gjithë shqiptarëve nga Siria.

Ish-kryeministri u prek në studio teksa shtoi më tej se shteti shqiptar po mban një qëndrim gangsterësh dhe aspak njerëzor. Sipas Berishës, askush nga shteti shqiptar nuk e ka lëvizur këmbën për të bërë diçka për atë fëmijë.

E kam ndjekur me vëmendje, është më i braktisuri fëmijë që mund të dihet, i braktisur nga pamundësia e babait që nuk është i zoti të shkojë atje, i braktisur nga një grusht gangsterësh që mbajnë pushtetin. I kam ndjekur mbrëmë të dy zëvendës ministrat. Ka dinamikë thoshin. Në një kohë kur Kosova i ka marrë dy muaj para. Shumica e vendeve i kanë marrë.

Kur autoritetet e SHBA kanë bërë thirrje urdhëroni merrini, ata kanë mundur të mundësojnë këtë procedurë. Siç kanë shkuar nga Kosova, por nga Shqipëria nuk ka lëvizur këmbën njeri. Kosova dhe Shqipëria mund të ndërmerrnin në këtë rast, po të ishte e interesuar Shqipëria operacion të përbashkët.

 Ky është një qëndrim çnjerëzor i një shteti gangëster që nuk ka ndjenjën më minimale njerëzore. Çfarëdo të ketë bërë i ati i djalit, ai është fëmijë i pafajshëm. Duhet të qëndrojmë të gjithë pas tij,”– tha Berisha ndër të tjera.

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri.

Por Alvini ka mbetur sërish në kampet e ISIS, pasi qeveria shqiptare, konkretisht ambasadori Gent Gazheli, nuk është angazhuar për kthimin e të voglit në Itali pranë të atit dhe dy motrave.

Rasti i Alvinit u bë shumë mediatik dhe ka nxitur mjaft reagime të qytetarëve italianë dhe shqiptarë. Në lidhje me këtë çështje, qeveria shqiptare është shprehur se ka hasur vështirësi në rrugët diplomatike. Gazheli mbylli faqen e tij në Facebook, pasi u ‘masakrua’ në komente nga ndjekësit e tij.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet historia e alvin berishes ne siri sali berisha historia e alvin berishes ne siri sali berisha

Sondazh

Poll