Sport

Cristiano Ronaldo do të padisë Juventusin! Portugezi kërkon pagat e mbetura borxh!...

Cristiano Ronaldo (38 vjeç) kaloi tre vjet në Juventus (2018-2021) dhe klubi torinez i detyrohet pothuajse 20 milionë euro.

16 Shtator 2023, 14:09 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo do të padisë Juventusin! Portugezi kërkon pagat

ITALI - Të shtunën, “Gazzetta dello Sport” njoftoi se Ronaldo ka vendosur të padisë klubin e Juventusit, i cili ende nuk i ka paguar shumën prej 19.9 milionë euro që përfaqëson pagën e shtyrë gjatë pandemisë së koronavirusit.

Në kohën e bllokimit, shumica e klubeve në Evropë, përfshirë Juventusin, u kërkuan punonjësve të tyre të pranonin shtyrje, ose ulje të përkohshme pagash. Torinezët e bënë këtë lëvizje dy herë, në 2020 dhe 2021, fillimisht me të gjithë lojtarët, por edhe me trajnerin Maurizio Sarri dhe më pas pati diskutime individuale me futbollistët.

Në këtë rast është përfshirë edhe Cristiano Ronaldo. Me një pagë vjetore prej 31 milionë eurosh, paga e yllit portugez “u ngrirë” për disa muaj, siç shkruajnë italianët dhe Juventusi arriti në total 19.9 milionë euro  borxh ndaj CR7.

Tani te sauditët e Al Nassr, Cristiano Ronaldo po shkon drejt veprimeve ligjore. Italianët shkruajnë se Paulo Dybala synonte të bënte të njëjtën gjë, por argjentinasi, tashmë te AS Roma, më në fund arriti marrëveshje me Juventusin, i cili i pagoi afërsisht 3 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll