Sport

A do të luajë Lionel Messi për Inter Miami kundër Atlanta United?

Trajneri Martino foli për mediat dhe zbuloi se Messi është mirë pas detyrës ndërkombëtare.

16 Shtator 2023, 09:30 Nga DOSJA
A do të luajë Lionel Messi për Inter Miami kundër Atlanta

SHBA - Inter Miami ka përfunduar përgatitjet e tij për ndeshjen e MLS-së kundër Atlanta United në stadiumin “Mercedes Benz” të shtunën, një vend që trajneri argjentinas Tata Martino e njeh mirë.

Lionel Messi u stërvit me skuadrën pas rikthimit të tij nga kualifikueset e Botërorit 2026 me Argjentinën, megjithatë, mbetet të shihet nëse ai do të luajë në ndeshjen e së shtunës kundër Atlantës.

Martino ka folur për mediat dhe ka treguar se kapiteni fitues i Kupës së Botës është mirë dhe nuk vuan nga asnjë dëmtim, por Messi mund të mbetet ende jashtë ndeshjes në transfertë dhe do të përgatitet për përplasjen e radhës të klubit.

“Ai nuk ka asnjë dëmtim, por së pari do të përcaktojmë nëse është i aftë për të udhëtuar apo jo dhe më pas do të analizojmë jo vetëm këtë ndeshje, por gjithçka që kemi përpara në ditët në vijim. Ai mori gjashtë pikë me kombëtaren e tij dhe është mirë”,- shpjegoi Martino.

Trajneri nga Rosario i Argjentinës shtoi gjithashtu: “Ai është mirë, por ne ende do të presim deri në fund të stërvitjes për të marrë një vendim përfundimtar. Ne do të jemi të kujdesshëm me të, sepse kemi shumë ndeshje të rëndësishme në një hark të shkurtër.

Ideja jonë është të mos lejojmë që ai të dëmtohet ose ndonjë lojtar tjetër, kështu që ne do të flasim çdo ditë dhe do të shohim se si do të ndjehen ata, për të ditur se cili lojtar është në dispozicion për secilën nga ndeshjet.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll