Sport

Diego Simeone nuk ka dyshime, për të Leo Messi është lojtari më i mirë në botë…

Trajneri argjentinas i Atletico Madridit e cilësoi “Pleshtin” si më të mirën për momentin.

16 Shtator 2023, 12:17 Nga DOSJA
Diego Simeone nuk ka dyshime, për të Leo Messi është lojtari

SPANJE - Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, shpalli bashkatdhetarin e tij argjentinas Lionel Messi si lojtarin më të mirë në botë.

Tekniku me përvojë është pyetur për mendimin e tij, se cili është lojtari më i mirë për momentin gjatë konferencës për shtyp para vizitës ndaj Valencias të shtunën në kuadër të xhiros së 5-të të kampionatit të La Ligas.

“Futbollisti më i mirë në botë për momentin? Messi. Ai u bë kampion bote. Çfarë i duhet më shumë për të fituar për të qenë më i miri në botë?”,- tha 53-vjeçari Simeone.

Leo triumfoi me titullin e botës në Kupën e Botës në Katar vitin e kaluar, pas një suksesi në penallti në finale kundër Francës.

Messi u përfol për një transferim në Arabinë Saudite ose për t'u rikthyer te Barcelona këtë verë, por sulmuesi zgjodhi të vazhdojë karrierën e tij në Inter Miami.

Leo Messi është gjithashtu në mesin e 30 lojtarëve të nominuar nga revista "France Football" për çmimin individual më prestigjioz në futboll “Topi i Artë”, si dhe ndër të nominuarit për çmimin "Më i miri" i FIFA-s për më të mirët e vitit të kaluar. Ende nuk janë shpallur fituesit e këtyre dy renditjeve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll