Sport

PSG e lejon Kang-In Lee të shkojë në Lojërat Aziatike për t'i shpëtuar shërbimit ushtarak

Garat Aziatike zhvillohet në Kinë dhe zgjasin nga 23 shtatori deri më 8 tetor

16 Shtator 2023, 10:37 Nga DOSJA
PSG e lejon Kang-In Lee të shkojë në Lojërat Aziatike

FRANCE - Pavarësisht se ka firmosur pak më shumë se dy muaj më parë për 22 milionë euro, PSG do ta lejojë për disa javë sulmuesin e Koresë së Jugut, Kang-In Lee, për të garuar në Lojërat Aziatike që fillojnë më 23 shtator.

Kjo pjesëmarrje ke një veçori kurioze: pjesëmarrja e Kang-In Lee në këto gara do t'i lejojë lojtarit të përjashtohet nga detyrimi për të kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në atë vend.

Nëse lojtari arrin në finalen e Lojërave Aziatike, ai do të humbasë ndeshjen e Champions League kundër Newcastle (4 tetor), përveç ndeshjeve të ligës franceze kundër Marseille (24 shtator), Clermont (30 shtator), Rennes (8 tetor). Kjo është edhe data e ndeshjes së fundit të kompeticionit aziatik.

Lojërat Aziatike mbahen në Kinë dhe do të zhvillohen nga 23 shtatori deri më 8 tetor.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll