Sport

“Me rikthimin e Cristiano Ronaldos pati një luftë për pushtet te Manchester United”: Carragher analizon rënien e Maguire...

Qendërmbrojtësi humbi vendin si titullar dhe shiritin e kapitenit te “Djajtë e Kuq”; ndërkohë që në kombëtare ai shënoi autogol këtë javë

16 Shtator 2023, 10:51 Nga DOSJA
“Me rikthimin e Cristiano Ronaldos pati një luftë për

ANGLI - Harry Maguire u bë një lojtar i padëshiruar te Manchester United (dhe kombëtarja angleze...) dhe për këtë, Jamie Carragher, mendon se Cristiano Ronaldo mund të jetë një nga 'fajtorët'. 

Ish-lojtari, tani komentator, është shprehur në një rubrikë në gazetën ‘The Telegraph’, se rënia e mbrojtësit 30-vjeçar në ferr filloi pasi ai pati një luftë për pushtet me yllin portugez në dhomat e zhveshjes në “Old Trafford”.

Maguire mbërriti te United në vitin 2019 me statusin e yllit, pasi klubi sapo kishte paguar Leicesterin 87 milionë euro për transferimin e tij, duke e bërë atë mbrojtësin më të shtrenjtë në histori. Por vitet e fundit gjërat nuk kanë shkuar mirë për të. 

Ai humbi shiritin e kapitenit te “Djajtë e Kuq”, madje në verë u fol për një transferim të mundshëm dhe tani ai nuk ka qenë ndër zgjedhjet e para të trajnerit Erik ten Hag. 

Në kombëtare Gareth Southgate vazhdon ta mbështesë, por në ndeshjen e fundit, kundër Skocisë, shënoi autogol, i cili e rriti edhe më shumë kritikën, deri në atë pikë sa u mbrojt publikisht... nga e ëma. . 

"Me rikthimin e Ronaldos pati një luftë për pushtet në dhomën e zhveshjes së Manchester United. Kjo ishte kur filloi rënia e Maguire,"- shpjegoi Carragher. Vitin e kaluar pati raportime, se Ronaldo mendonte se duhej të ishte kapiten.

Carragher shpjegon se "është e pamundur që një mbrojtës të shkojë në Kampionatin Evropian pa luajtur rregullisht për klubin e tij në dy vitet e fundit".

Dhe ai lë një mesazh për Gareth Southgate: "Unë nuk e kuptoj se si vendosja e vazhdueshme e tij në atë nivel, pa luajtur rregullisht, mund ta ndihmojë atë të kthehet në nivelin që ishte dikur. Kjo duhet të ndalet, për të mirën e Maguire."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll