Sport

Tre yje të Manchester Cityt do të mungojnë në ndeshjen kundër Aston Villas...

"Ne po e shikojmë situatën hap pas hapi. Dëmtimi i Jack është muskulor, por ai gjithashtu pati një goditje në gju. John është më mirë, por ende nuk është rikuperuar plotësisht”.

16 Shtator 2023, 13:58 Nga DOSJA
Tre yje të Manchester Cityt do të mungojnë në ndeshjen

ANGLI - Manchester City do të jetë pa të dëmtuarit Jack Grealish, John Stones dhe  Mateo Kovacic për ndeshjen e së shtunës në Premier League kundër West Ham, ka konfirmuar trajneri i “Qytetare”, Pep Guardiola. 

Tekniku spanjol nuk është i sigurt nëse treshja do të rikthehet në skuadër për hapjen e fazës së grupeve të Champions League kundër Crvena Zvezdës javën e ardhshme.

“Ne po e shikojmë situatën hap pas hapi. Dëmtimi i Jack është muskulor, por ai u godit edhe në gju. John është më mirë, por ende nuk është shëruar plotësisht. Mateo gjithashtu ka probleme me muskujt, të cilët nuk janë serioze. Gjithsesi, për momentin, ai mbetet jashtë skuadrës sonë”,- komentoi Guardiola në një konferencë për shtyp të premten, cituar nga agjencitë botërore.

Manchester City kryeson renditjen e kampionatit anglez me gjithsej 12 pikë, ndërsa West Ham ka 2 pikë më pak në vendin e katërt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll