Sport

VIDEO / Erling Haaland i rikthehet origjinës, tashmë një viking i vërtetë!

Ai mori shpatën në duar, mbajti mburojat, veshi një veshje gëzofi dhe rezultati ishte mbresëlënës. I gjithë seti fotografik do të “lansohet” më 25/9.

16 Shtator 2023, 09:01 Nga DOSJA
VIDEO / Erling Haaland i rikthehet origjinës, tashmë një viking i

NORVEGJI - Drejtpërsëdrejti nga epoka e vikingëve është Erling Haaland. Pamja e tij ka diçka ...primitive ndërsa brenda fushës ai është aq gjithëpërfshirës në shënime që të kujton sulmet e vikingëve. 

Përveç kësaj, pseudonimi i tij është Viking. Edhe klubi i tij Manchester City e ka prezantuar atë si një viking dhe po ashtu edhe David Yarrow. Fotografi skocez e bindi atë të kthehej pas në kohë dhe të shfaqej si një komandant lufte i shekullit të 8-të!

Ai mori shpatën në duar, mbajti mburojat, veshi një veshje gëzofi dhe rezultati ishte mbresëlënës. I gjithë seti fotografik do të “lansohet” më 25/9. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll