Politike

“Më prishët gjakun”, burri i zv.ministres Voda shan me ‘libër shpie’ gazetarët: Iu shkër*ej tan ropt, gratë e motr

22 Tetor 2019, 17:23 Nga DOSJA

TIRANË– Bashkëshorti i zv/ministres Rovena Voda, Aureli nuk ndalet pas idinjimit të tij që shfaqi në rrjetet sociale, teksa shkruante se nuk i plaste ‘ka*i për negociatat’.

Në një tjetër status në rrjetet sociale, Voda që njëkohësisht është edhe drejtor në Fondin e Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor ka shpërthyer kundrejt gazetarëve që e kanë kritikuar në lidhje me fjalorin e përdorur në publik.

Ndër rreshta, me një gjuhë rruge dhe krejtësisht të patolerueshme, bashkëshorti i zv/ministres ‘shfryn’ inatin e tij teksa shkruan se gazetarët që i kanë prishur gjakun këto ditë janë ‘qelbanikë’.

Voda u drejtohet më tej këtyre ‘qelbanikëve’, duke i sharë me ‘libër shpie’ siç thuhet në zhargon, një mënyrë të foluri që mesa duket ‘eksperti’ është vetë drejtori në Fondin e Detyrueshëm të Sigurimit Shëndetësor.

Ka katër ditë, që qelbanikër të ndryshëm më kanë prishur gjakun.
Në 1991 një grup shokësh, në varrezat e vjetra katolike të Shkodrës vendosëm te pagëzoheshim katolikë.
Te Dom Zefi, një nga njerëzit më të leçitur të qytetit.
Atëherë nuk e besoja se qelbanikër nga të gjitha katakombet mendonin se ishin gazetare.
Po iu them se iu shker*ej tanë ropt e shpisë pik. alëve, pik comëve,dhe pikë si ta duan.
Ato gratë dhe motrat ku ti keni,”- shkruan Voda në statusin e tij.

Por pas këtij statusi Voda nuk ka harruar edhe të thumbojë socialistët. “Edhe diçka, uthullirat brenda PS te kenë kujdes, se do ia ul aciditetin deri në detaj,”– shkruan ai në një tjetër status pa dhënë detaje se kujt i adresohet.

Vetëm para katër ditësh, Voda shkruante se nuk i plaste ka*i për negociatat, ndërkohë që më vonë u përpoq ta rregullonte disi fjalirn.

Në tëçkë të sëçkës Macron!,”-shkruante Voda në një tjetër status në një nga grupet e shumta të hapur në Facebook në emër të kryeministrit Edi Rama. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aurel voda rovena voda shfrenimi i fjalorit te aurel vodes aurel voda rovena voda shfrenimi i fjalorit te aurel vodes

Sondazh

Poll