Politike

“S’ka gra këtu, ku jemi ne”, Rama batuta me gratë e Tiranës: Ku shkojnë në darkë, me kë i bëjnë fëmijët? (VD)

22 Tetor 2019, 16:45 Nga DOSJA
“S’ka gra këtu, ku jemi ne”, Rama batuta me gratë e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur në nismën më të re qeveritare “Edhe një”, nismë kjo për të drejtat e grave dhe vajzave në vend, deklaroi se gratë dhe vajzat shqiptare nuk mund të jenë vetëm ‘dekor’ por të bëhen pjesë e vendimmarrjeve.

Më tej kreu i qeverisë, njëherësh kryetar i PS-së ngriti shqetësimin se në zonat periferike në Tiranë roli i gruas nuk vlerësohet, ndërsa ironizoi burrat.

“Në periferi të Tiranës, që është bërthama e metropolit, situata është alarmante, pasi jo vetëm që kemi struktura që s’ka asnjë grua, por kemi burra që thonë; s’ka gra këtu ku jemi ne. Se ku shkojnë këta në darkë…!(qeshin nga salla). Se me kë i bëjnë fëmijët këta?! Se kush kujdeset për ta! Kjo mbetet pikëpyetje e madhe”, tha Rama.

“Nuk është e lehtë që në të gjitha organizatat socialiste të kalojmë nga kryesimi në bashkë kryesim. Është një hap shumë kurajoz, por që nuk duhet lënë në asnjë mënyrë me kaq. Mbi të gjitha duhet të materializohet si një përpjekje e përbashkët e të gjithëve, e deputeteve, kryetareve të bashkive, e këshilltarëve, ministreve dhe zv.ministreve”, u shpreh Rama.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama nisma edhe nje edi rama nisma edhe nje

Sondazh

Poll