Zhdukja e Alvin Berishës, 8 deputetë të opozitës së re kërkojnë interpelancë urgjente me Gent Cakajn
22 Tetor 2019, 12:20Nga DOSJA
Tiranë- Për zhdukjen e Alvin Berishës në Siri, 8 deputetët e opozitës së re kanë kërkuar interpelancë urgjente me ministrin e Jashtëm, Gent Cakajn.
Deputetët si Korab Lita, Andi Përmeti, Alban Zeneli, Arben Zeneli, Arlind Çaçani, Halil Jakimi, Kostaq Papa dhe Koçi Tahiri janë deputetët që i ka dërguar një shkresë kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, ku i kërkojnë interpelancën urgjente.
Kjo është një iniciativë e Andi Përmetit, i cili shkruan: “Sot i drejtova Kuvendit te Shqiperise nje kerkese per interpelance urgjente me Ministrin per Europen dhe Punet e Jashtme, me objekt: “Kerkese per shpjegime lidhur me rastin e Alvin Berishes, djalit 11 vjecar qe ndodhet i vetem ne kampet e Sirise.” Rasti i bere publik nga emisioni italian “Le Iene”, ku dukej qartazi qe mjaftonte vetem vullneti i shtetit shqiptar per te rikthyer Alvinin prane familjes. Nje rast i cili nuk mund te lihet ne heshtje. Cdo prind duhet te vendose veten ne vendin e Afrimit dhe duhet ti kerkoje llogari qeverise se cfare masash po merr ne rastin konkret dhe sa kohe do ti duhet Alvinit te bashkohet me familjen. Faleminderit edhe per koleget e mi, Alban Zeneli, Arben Elezi, Arlind Çaçani, Korab Lita, Halil Jakimi, Koci Tahiri, Kostaq Papa te cilet iu bashkuan iniciatives time.”
Pak ditë më parë Gent Cakaj deklaroi u shpreh se shteti po punon, por nuk mund të prononcohet për një çështje kaq të ndjeshme.
Alvin Berisha është 11-vjeçarishqiptarqë ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri. Me të u takua vetëm njëherë, më 25 shtator të këtij, ku shkoi në Siri. Pas kësaj dite ai nuk di më gjë për të birin. Tre ditë pas publikimit të investigimit të “Le Iene” për rastin e fëmijët 11 vjeç dha dorëheqjen edhe Genti Gazheli, ambasadori i Shqipërisë në Turqi.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Prej ditësh në Shqipëri po diskutohet për rastin e fëmijës 11-vjeçar, Alvin Berisha, që ndodhet i bllokuar në kampin Al-Hol në Siri. U desh ...
Tiranë- Për çështjen e dështimit të negociatave, kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Rama duke theksuar se është personi që ka kri...
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka vijuar dhe sot me takimin e përjavshëm të bashkëqeverisjes me popullin për platformën e Shqipëriaqëduam.al. Rama u ka bërë...
Tiranë- Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, dhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, e kanë vënë në siklet Kryeministrin Rama, kur i kërkuan dje që Kryesia...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejt Alibeaj, ka folur ditën e djeshme për aksionin opozitar. Sipas Alibeajt, Edi Rama ka bllokuar Shqipëri...
TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpejguar sot se çfarë është neni 7031 (c), që ndalon zyrtarët e vendeve të huaja për të mos udhëtuar drejt Sht...
Tiranë- Ditën e sotme Presidenti Ilir Meta ka bërë ri-shpalljen e procedurës së aplikimit për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, me qël...
TIRANË- Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vijuar dhe këtë mëngjes replikat me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, për bllokimin e negociatave...
Politike22 Tetor 2019, 06:29
GJERMANI- Revista gjermane, Der Spiegel, që është një nga më të mëdhatë në Evropë, ka publikuar një shkrim në lidhje me vendimin e KE për të mos hapur negociata...