Politike

Dështimi i negociatave/ Ministri Gjerman: I zhgënjyer nga rezultati i Samitit, integrimi është në interesin tonë

22 Tetor 2019, 13:33 Nga DOSJA
Dështimi i negociatave/ Ministri Gjerman: I zhgënjyer nga rezultati i

GJERMANI- Ministri Federal i Ekonomisë Peter Altmayer ka kritikuar vendimin e BE, lidhur me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Politikani gjerman është shprehur se ndihet i zhgënjyer nga rezultati i Samitit.

 “Është në interesin tonë të lidhim Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë me BE dhe të pranojmë përpjekjet e tyre të mëdha për demokracinë dhe stabilitetin. Bisedimet e pranimit duhet të fillojnë së shpejti”, tha Altmayer në një prononcim për gazetën gjermane “Bild”.

Dështojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më 18 tetor Donald Tusk konfirmoi se pas diskutimeve të gjata nuk vendos për një “PO”. Menjëherë pas vendimit Meta u shpreh se asgjë s’ka përfunduar dhe nuk duhet humbur shpresa. Ndërsa Hahn dekalroi se vendimi është një zhgënjim, BE nuk mbajti premtimin.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dështojnë negociatat me be-në peter altmayer dështojnë negociatat me be-në peter altmayer

Sondazh

Poll