Politike

‘Dështimi i qeverisë’/ Rama ironizon Bashën me deklaratën e presidentes së KE: Dy vendet bënë përpjekje për t’u a

22 Tetor 2019, 14:02 Nga DOSJA
‘Dështimi i qeverisë’/ Rama ironizon Bashën me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me liderin e opozitës, Lulzim Bashën.

Rama ka publikuar mesazhin e presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen, e cila thotë se ndjen keqardhje për vendimin e samitit, për mos hapjen e negociatave.

Presidentja e KE deklaron se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje të konsiderueshme dhe e meritonin hapjen e negociatave, e nga ana tjetër Basha fajëson qeverinë.

Ndjej keqardhje të thellë për këtë vendim, sepse besoj se këto vende kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për t’u afruar në BE dhe kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme t’u jepet atyre sinjali i duhur”, –thuhet në qëndrimin e zyrtares së KE.

Ndërkohë, Rama duke shigjetuar kryedemokratin Basha ka postuar edhe një qëndrim të këtij të fundit, ku ai shkruan se; “Vendimi për të mos hapur negociatat është dështim i qeverisë shqiptare”.

Gjatë ditës së djeshme Rama dhe Basha shkëmbyen një sërë replikash me njëri-tjetrin për çështjen e negociatave. Ka qenë Basha me deklaratën e tij që ndezi debatin pasi i kërkoi dorëheqjen kryeministrit duke e bërë përgjegjës për mos-hapjen e negociatave. Rama iu përgjigj me një deklaratë dhe më pas vijuan replikat virtualisht në Facebook, ku të dy liderët sulmuan njëri-tjetrin me fjalët e drejtuesve të Bashkimit Evropian.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dështojnë negociatat me be-në edi rama lulzim basha dështojnë negociatat me be-në edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll