Politike

Dështimi i negociatave me BE-në/ Basha i përgjigjet Ramës me Merkelin: Të refuzoi Europa, tani është koha të të refuzoj

22 Tetor 2019, 10:37 Nga DOSJA
Dështimi i negociatave me BE-në/ Basha i përgjigjet Ramës me

Tiranë- Për çështjen e dështimit të negociatave, kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Rama duke theksuar se është personi që ka krijuar këtë ngërç për shqiptarët.

“Megjithë lojërat e Ramës për tu fshehur pas propagandës, të gjithë e shohin me sy të vërtetën. Ai dështoi të na afrojë me Europën, siç dështoi të përmirësojë ekonominë dhe të luftojë korrupsionin. Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqiptarët meritojnë më të mirën.
Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Europa e refuzoi, tani është koha ta refuzojnë shqiptarët.“, shprehet Lulzim Basha.

Më herët kryeministri Edi Rama zgjedhoi që të mos jap asnjë koment, për akuzat e Bashës,  por vetëm ka publikuar deklaratën e kryedemokratit dhe e krahason atë me deklaratën e Jean Claude Juncker. Juncker në deklaratën e cituar nga Rama shprehet: Refuzimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veritu është një gabim historik. Nesë duam të respektohemi, duhet të mbajmë premtimet.

Gjatë ditës së djeshme Rama dhe Basha shkëmbyen një sërë replikash me njëri-tjetrin për çështjen e negociatave. Ka qenë Basha me deklaratën e tij që ndezi debatin pasi i kërkoi dorëheqjen kryeministrit duke e bërë përgjegjës për mos-hapjen e negociatave. Rama iu përgjigj me një deklaratë dhe më pas vijuan replikat virtualisht në Facebook, ku të dy liderët sulmuan njëri-tjetrin me fjalët e drejtuesve të Bashkimit Evropian.

Dështojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më 18 tetor Donald Tusk konfirmoi se pas diskutimeve të gjata nuk vendos për një “PO”. Menjëherë pas vendimit Meta u shpreh se asgjë s’ka përfunduar dhe nuk duhet humbur shpresa. Ndërsa Hahn dekalroi se vendimi është një zhgënjim, BE nuk mbajti premtimin.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dështojnë negociatat me be-në edi rama lulzim basha dështojnë negociatat me be-në edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 22 Tetor 2019, 06:29

GJERMANI- Revista gjermane, Der Spiegel, që është një nga më të mëdhatë në Evropë, ka publikuar një shkrim në lidhje me vendimin e KE për të mos hapur negociata...