Politike

“Jemi të vendosur”, Alibeaj ‘kërcënon’: Opozita mund ta marrë pushtetin edhe me forcë, e rrëzojmë Ramën dhe me l

22 Tetor 2019, 08:16 Nga DOSJA
“Jemi të vendosur”, Alibeaj ‘kërcënon’:

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejt Alibeaj, ka folur ditën e djeshme për aksionin opozitar. Sipas Alibeajt, Edi Rama ka bllokuar Shqipërinë dhe shton sot jemi në një situatë që Shqipërisë i është vendosur edhe njëherë muri i izolimit me Europën.

Gjatë një interviste në ABC News përballë gazetares Juli Xhokaxhi, Alibeaj tha se pengesa e vetme për integrimin në Europë është kryeministri Rama. Albeaj teksa e cilëson qeverinë si përgjegjëse për “jo”-në në negociata është shprehur se opozita kërkon rrëzimin e kryeministrit, por me votë të lirë, në rrugë demokratike.

Rama duhej të ishte i pari që duhej të jepte dorëheqjen. Ne jemi vendosur për ta larguar, për ta hequr atë nga rruga e shqiptarëve drejt Europës. Kemi më shumë se 8 muaj, që kur filluam protestat për largimin e tij… Ky person nuk pranon të jap dorëheqje. Për këtë njeri të përmbyset komplet, shi e rrebesh, këtij i lind dielli. Dielli i korrupsionit do të lind domethënë dhe ne do të vijojmë aksionin opozitar me protesta masive, me çfardollojë mjeti për rrëzimin e tij. Unë besoj se edhe gjatë protestave të kaluara ne kemi arritur diçka.

Nëse në fillim këto lëvizjet antisistem të opozitës që nuk njihte Europa sepse kërkonte stabilitet, tani më nuk janë më problem pasi janë të nevojshme për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Opozita mund ta marri pushtetin edhe me forcë, mund ta rrëzojmë Edi Ramën me luftë ose me përballje, e kemi fuqinë, ne kemi shqiptarëtme vete, por nuk e duam një gjë të tillë. Ne kërkojmë ta marrim pushtetin përmës reformave të lira dhe demokratike”, ishte kjo një pjesë e deklaratës së Alibeajt.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama enkelejd alibeaj rama ik rrezimi i rames edi rama enkelejd alibeaj rama ik rrezimi i rames

Sondazh

Poll

Politike 22 Tetor 2019, 06:29

GJERMANI- Revista gjermane, Der Spiegel, që është një nga më të mëdhatë në Evropë, ka publikuar një shkrim në lidhje me vendimin e KE për të mos hapur negociata...