Politike

"Prokuroria Felaj"/ Berisha: Kreu akt kriminal! Rrumbullaku mashtroi me 200 arrestime për llogari të Ballës dhe Ramës

Berisha komentoi edhe megaoperacionin e sotëm, për të cilin tha se Rrumbullaku u thotë shqiptarëve se janë arrestuar në një ditë 200 trafikantë.

14 Shtator 2023, 14:27 Nga A.B
"Prokuroria Felaj"/ Berisha: Kreu akt kriminal! Rrumbullaku mashtroi
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Berisha, ironizoi sistemin e drejtësisë në vend, ndërsa e cilësoi si ‘prokuroria Felaj’. Po ashtu, Berisha komentoi edhe megaoperacionin e sotëm, për të cilin tha se Rrumbullaku u thotë shqiptarëve se janë arrestuar në një ditë 200 trafikantë. Berisha kërkon që të bëhen publikë të gjithë emrat, ose në të kundërt, ky operacion do quhet gënjeshtër. 

PJESË NGA DEKLARATA E BERISHËS:

Pra, është një seancë kjo në të cilën duhet të dënoni Prokurorinë Felaj. Prokuroria Felaj, në një akt kriminal të pashembullt, shpalli plagosje të lehtë, çarjen e kockës frontale dhe parietale dhe thyerjen e ulnës te një qytetar nga fisi Rraja. Kjo është ndërhyrje direkt e Edi Ramës dhe Taulant Ballës dhe është një akt kriminal.
Dënoj me forcën më të madhe mega-mashtrimin publik.

Sot Rrumbullaku në sqetullën e Ramës, u thotë shqiptarëve se në një ditë u arrestuan 200 trafikantë. I kërkoj këtu nga parlamenti të nxjerrë emrat, ose seancën tjetër do të quhet 200 herë gënjeshtar. Të nxjerrë emrat e të arrestuarve, të nxjerrë grupet se thotë 23 grupe. E kuptoni ju propagandën Rama-Balla të mashtrimit dhe mbulimit të krimit me shifra të rreme.

sali berisha

Sondazh

Poll