Sport

Gjermania e trishtuar… Kapiteni Gündogan: "E zhgënjyem Hansi Flick, e lamë të vetëm"

Trajneri i Kombëtares Hansi Flick u shkarkua pas humbjes së Gjermanisë ndaj Japonisë (1-4). Ish-ndërkombëtari dhe trajneri Rudi Völler, i cili mori postin në mënyrë të përkohshme, shpjegoi se Federata duhej të reagonte. Nga ana e tij, kapiteni Ilkay Gündogan pranon trishtimin dhe zhgënjimin e tij pas kësaj zgjedhjeje.

12 Shtator 2023, 12:03 Nga DOSJA
Gjermania e trishtuar… Kapiteni Gündogan: "E zhgënjyem

GJERMANI - Kapiteni i Gjermanisë, mesfushori Ilkay Gündogan u shpreh: “Gjendja e përgjithshme mes lojtarëve është një përzierje trishtimi dhe zhgënjimi. Jo vetëm në lidhje me ndeshjen kundër Japonisë, që prisnim të ishte krejtësisht ndryshe, por edhe për shkak të situatës së përgjithshme dhe ndjenjës që kam, si lojtar, që e kam zhgënjyer Hansin, të them të drejtën. 

Mendoj se edhe lojtarët e tjerë ndihen të njëjtën gjë, sepse ne gjithmonë kemi vënë re se ai ishte shumë i motivuar dhe i fokusuar. Sa herë që ai ishte atje, kur takoheshim, ai ishte plot motiv dhe energji të jashtëzakonshme”.

Sakaq, Rudi Völler, trajneri i përkohshëm i Gjermanisë, në konferencën për shtyp para ndeshjes së sotme me Francën, u shpreh: “Para ndeshjes kundër Japonisë, besoja shumë se mund të vazhdonim me Hansin (Flick) në këto dy ndeshje, por doli që kjo nuk ishte e mundur.

Unë jam i trishtuar për këtë, dhe po ashtu edhe Hansi. Ne kemi ende një marrëdhënie të mrekullueshme, por fatkeqësisht nuk kishte zgjidhje tjetër. Pavarësisht gjithçkaje, ai është një trajner i shkëlqyer dhe ai e di se çfarë mendoj unë për të. Por në këto rrethana ne duhej të reagonim”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll