Sport

"Dëmtime profesionale dhe të imazhit": Bonucci padit në gjykatë Juventusin…

Ish-mbrojtësi i Juventusit zgjodhi të marrë masa ligjore pas largimit nga Juventus

12 Shtator 2023, 11:22 Nga DOSJA
"Dëmtime profesionale dhe të imazhit": Bonucci padit në

ITALI - Historia mes Leonardo Bonuccit dhe Juventusit do të përfundojë në gjykatë. 

Mbrojtësi, i cili u transferua te Union Berlin në orët e fundit të afatit kalimtar, pasi u largua nga skuadra e Juventusit, ka vendosur të marrë masa ligjore ndaj klubit torinez, në vijim të veprimeve ligjore të parashikuara në marrëveshjen kolektive. “Dëmtim profesional dhe të imazhit” është arsyeja e kërkesës për dëmshpërblim financiar.

Pas shumë triumfeve të përbashkëta, rrugët e Bonuccit dhe Juventusit do të kryqëzohen sërish, por me letra të stampuara dhe kërkesa për dëmshpërblim të paraqitura nga mbrojtësi dhe avokatët e tij.

Ish-mbrojtësi i Juventusit kundërshton mungesën e kushteve adekuate të stërvitjes dhe përgatitjes që i janë vënë në dispozicion te Juventusi gjatë para-sezonit, pasi ata vendosën të ndaheshin nga lojtari, që nuk ishte më në gjendje të stërvitej me pjesën tjetër të grupit ose të frekuentonte të njëjtat hapësira. Një situatë e cila, siç pretendojnë avokatët e Bonuccit, i ka shkaktuar dëmtim profesional dhe imazhit futbollistit.

Një betejë parimore dhe jo ekonomike, që Bonucci vendosi të ndërmerrte kundër Juventusit, pasi u ndje i braktisur, pasi u përjashtua edhe nga lista e lojtarëve të thirrur për Serie A.

Në lidhje me këtë, vetë lojtari saktësoi se çdo shumë që rezulton nga kjo kërkesë si kompensim financiar do t'i dhurohet Neuroland, një shoqatë që mbështet familjet e fëmijëve të shtruar në departamentin e neurokirurgjisë pediatrike të Spitalit të Fëmijëve Regina Margherita në Torino dhe Live Onlus, e cila, nëpërmjet të ardhurave nga ankandet e materialeve që u përkasin sportistëve të profilit të lartë, blen dhe dhuron defibrilatorë për t'iu ndarë klubeve sportive, shkollave dhe bashkive. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll