Sport

Gjermania në kërkim të njeriut për kthesën! Voller: “Pas Francës do largohem nga pankina, synimi menjëherë një trajner të ri”

Rudi Völler e ka bërë të qartë në një intervistë se do të ulet në stolin e kombëtares gjermane vetëm në miqësoren e së martës (12/10) kundër Francës dhe më pas do të drejtojë procedurat për të gjetur pasardhësin e Hansi Flick.

12 Shtator 2023, 07:30 Nga DOSJA
Gjermania në kërkim të njeriut për kthesën! Voller:

GJERMANI - Kombëtarja gjermane po kalon një periudhë jashtëzakonisht të vështirë, ku Hansi Flick i përket së shkuarës, pas humbjes në shtëpi (1-4) nga Japonia (ai u bë trajneri i parë që shkarkohet në historinë 123-vjeçare të Nationalmanschaft). Tani organizatorët e Europianit të ardhshëm janë në kërkim të njeriun që do ta kthejë atë në rrugën e suksesit.

Lista e trajnerëve të rinj të mundshëm është e gjatë (Julian Nagelsmann duket të jetë favorit), me DFB ende për të marrë një vendim përfundimtar, me Rudi Voller në pankinë për miqësoren ndërkombëtare kundër Francës, e cila do të zhvillohet mbrëmjen e së martës në Dortmund.

 “Për mua ndeshja ndaj Francës do të jetë e fundit. Është detyra ime të jap një dorë ndihme, por më pas do të përpiqem të mbështes sa më shumë trajnerin e ri. Pavarësisht ndeshjes të së martës, e rëndësishme është gjetja e pasuesit sa më shpejt. Kjo është puna ime kryesore”,- theksoi fillimisht 63-vjeçari Voller në konferencën për shtyp të së hënës, përpara se të shtonte:

"Dy herë radhazi ne jemi eliminuar në fazën e grupeve të Kupave të Botës. Është e qartë se diçka nuk po funksionon mirë. Mund të mos jetë e dukshme për shumë njerëz, por ne ende kemi lojtarë që janë jashtëzakonisht krijues dhe të shpejtë.

Kemi lojtarë që mund të kenë sukses në Euron e ardhshme. Në ndeshjen e së martës Franca është favorite, ne jemi një nga skuadrat 5-8 që do të jenë pas Francës në startin e Euros. Për momentin Franca është skuadra më e mirë në Evropë, me lojtarë tepër të shpejtë në tranzicion”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll