Sport

Liverpool "do të luftojë" me Manchester Cityn për ndërkombëtarin maroken…

Liverpool dhe Manchester City janë të interesuar për nënshkrimin e mbrojtësit 27-vjeçar të West Ham-it, Nayef Ager

12 Shtator 2023, 10:42 Nga DOSJA
Liverpool "do të luftojë" me Manchester Cityn për

ANGLI - Media angleze “The Sun” pretendon se Liverpool dhe Manchester City janë duke menduar për një lëvizje të 27-vjeçart maroken Nayef Ager, i cili konsiderohet si një lojtar kyç për West Ham që kur iu bashkua skuadrës lindore të Londrës.

Mbrojtësi u josh në stadiumin e Londrës për një tarifë prej 30 milion £ nga Rennes në vitin 2022. Së fundmi ai u lidh me një lëvizje në Arabinë Saudite, e cila nuk u realizua. Tani pretendohet se Liverpool dhe Manchester City që do të tentojnë të nënshkruajnë me mbrojtësin në afatet e ardhshme transferuese.

Liverpool ka nevojë për përforcime në mbrojtje dhe Agger do të ishte një shtesë cilësore për “Reds”. Ai mund të provojë të jetë një përmirësim i lojtarëve si Joel Matip, i cili është në muzg të karrierës dhe historia e tij me dëmtimet është gjithashtu mjaft e pakëndshme.  Liverpool së shpejti duhet të kërkojë alternativa për gjermanin dhe qendërmbrojtësi i West Ham do të ishte një investim i madh. Agger, 27 vjeç, është në formë të mirë dhe sigurisht që do të përmirësonte mbrojtjen e Merseysiders.

Nga ana tjetër, edhe Manchester City ka një skuadër cilësore dhe mbetet për t'u parë nëse vendos të përmirësohet edhe më tej, duke nënshkruar me yllin 27-vjeçar të West Hamit. Siç dihet, “Qytetarët” morën Josko Guardiol në verë. Bërja e një oferte për Nayef Agger do të ishte paksa befasuese, por Pep Guardiola e di më mirë se cilët lojtarë i nevojiten për të forcuar skuadrën e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll