Sport

Real Madridi po përgatit skenarin “të rrëmbejë” një argjentinas kampion Bote…

Julián Alvarez ka rënë në sy të “los blancos”.

12 Shtator 2023, 11:10 Nga DOSJA
Real Madridi po përgatit skenarin “të rrëmbejë”

SPANJE - Nënkampionët spanjolë të Real Madridit po projektojnë për një alternativë për sulmuesin Kylian Mbappe, duke qenë se edhe këtë herë dështoi transferimi i francezit për në “Santiago Bernabeu”.

Drejtuesit e “los blancos” janë duke shqyrtuar mundësinë e marrjes së futbollistit ofensiv të Manchester Cityt dhe kombëtares argjentinase, Julián Alvarez, në rast se nuk arrijnë marrëveshje me Mbappen, sipas “Sky Sports”.

Kontrata e lojtarit me Paris Saint-Germain skadon në vitin 2024 dhe për momentin e ardhmja e tij në përbërjen e “princave” është shumë e paqartë.

Ndryshe, në sezonin e kaluar, Alvarez ka luajtur 49 ndeshje për “Qytetarët” në të gjitha garat, në të cilat ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 4 asistime.

Kontrata e tij aktuale me Manchester Cityn është deri në vitin 2028 dhe sipas portalit “Transfermarkt”, vlera e tij llogaritet në rreth 50 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll