Sport

Skoci - Angli, një sfidë brenda “llojit”! “Tre Luanët” pa eksperimente…

“Ne po përballemi me një skuadër të nivelit të lartë, që po përgatitet të na bëjë një sfidë të madhe”, tha Gareth Southgate.

12 Shtator 2023, 10:30 Nga DOSJA
Skoci - Angli, një sfidë brenda “llojit”! “Tre

ANGLI - Trajneri i kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes miqësore kundër Skocisë. Ndeshja mes dy skuadrave është sot dhe fillon në orën 20:45.

“Duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur mes freskisë fizike, përvojës, mundësisë për t'u paraqitur për më shumë lojtarë, fitores dhe paraqitjes së mirë. Këto janë gjërat që priten nga ne”,- tha Southgate.

“Ne po përballemi me një skuadër të nivelit të lartë që po përgatitet të na bëjë një sfidë të madhe. Nuk mund ta teprojmë me eksperimentet, sepse do të ishte qesharake”,- vijoi trajneri i “Tre Luanëve”.

“Mendoj se ata bënë mirë atëherë. Si çdo ekip që luan më gjatë me të njëjtin formacion, lojtarët fitojnë përvojë. Ata janë rritur shumë. Ata kanë besimin nga disa rezultate të mëdha së fundmi”,- ka komentuar Gareth Southgate.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll