Sport

Martinez komenton rolin e Cristiano Ronaldos për Portugalinë...

12 Shtator 2023, 10:18 Nga DOSJA
Martinez komenton rolin e Cristiano Ronaldos për Portugalinë...

PORTUGALI - Kombëtarja e Portugalisë e shkatërroi plotësisht Luksemburgun me rezultatin 9-0 dhe tani po e kthen seriozisht vëmendjen te finalet e futbollit evropian të vitit 2024 në Gjermani.

“Detarët” arritën suksesin rekord pa yllin e tyre Cristiano Ronaldo, por trajneri Roberto Martinez bëri të ditur se futbollisti i Al Nasser ka një rol të rëndësishëm në skuadër, por edhe pa të Portugalia është gati të shënojë fitore.

“Cristiano është një pjesë shumë e rëndësishme e këtij ekipi, Pepe gjithashtu. Ata kanë një etikë pune dhe i shtojnë vlerë të madhe ekipit tonë. Gjithsesi, ne duhet t'i japim mundësinë Gonzalo Ramos dhe Diogo Jota për të treguar se çfarë mund të bëjnë",- tha Martinez.

“Ronaldo ka përvojë dhe një mënyrë jetese të veçantë, nuk kemi nevojë të dyshojmë apo krahasojmë. Por kjo skuadër është gati të fitojë edhe pa Cristianon”, shtoi ai pas suksesit ndaj Luksemburgut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll