11 Shtator 2023, 18:57
Nga I.A
Sali Berisha
KUKËS- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se regjimi i që Rama ka vendosur në vend ka shkelmuar liritë. Në prezantimin e kandidatit të Bashkisë Kukës, Emri Vata, Berisha u shpreh se shqiptarët aktualisht jetojnë në një pushtim.
"Thelbi i të gjithave është liria. Ky regjim ka shkelmuar liritë tona. Provoni e shkoni në gjykatë, nuk gjykoheni fare se nuk ka gjykatës. Shkoni e kërkoni ndihmë në polici, kujdes se polici është mik i banditit dhe vrasësit. Po çfarë niveli. Ndoshta ndonjë prej jush e ka njohur Xhevahirin që ka qenë prokuror në Shkodër. Xhevahiri nxirrte nga burgu Bajrin. Jo nuk ishte më i keqi, më i keqi ishte Xhevahiri i skapit që e çoi dosjen në Shkodër. Por çfarë ishte Xhevahiri i skapit, cili ishte Xhevahiri i skapit. Ai ishte kandidati i parë i Pëllumb Gjokës dhe Edi Ramës për tu bërë numri një i skapit. Do të dëgjoni dhe prap të tjera. Pra të gjitha këto çfarë janë? Të gjitha këto faktojnë se ne jetojmë në një pushtim dhe gjithë problemi qëndron se jetojmë në një pushtim. Se gjithë problemi qëndron tek liritë. A do të ngrihemi ne. A do të ngrihemi ne në lartësinë e idealeve tona të lirisë.
A do të vendosim ne të qëndrojmë për idealet e lirisë? Kjo do të përcaktojë gjithçka. Nëse ne hedhim një regjim që sillet si pushtues ndaj nesh në betejën tonë për liri, Shqipëria prap do të bëhet atdhe, shqiptarët prap do të qëndrojnë në Shqipëri. Nuk ka vend me pasuri përrallore, ju i njihni më mirë se unë bjeshkët e Sharrit, gjithë masivi gjer në Korab. Më thoni mua. Çfarë investimi ka në to, absolutisht janë më të bukur se shumë male të tjera. Një ligj që bëmë për të hequr 8 vite taksën e atyre që investojnë në male dhe nuk thamë as në bjeshkët e Kukësit apo Tropojës, por nga Çajupi në Valbonë, akti i parë e anuloi. Po pse e anuloi. Trafikantët, miqtë e tij nuk merrnin mundimin të investonin në male, donin brigjet dhe vuri ligjin për të përjashtuar 20 vite nga taksat, trafikantin që merr 5 mln euro me drogë që nuk e ka për asgjë fare, kurse malet mahnitëse përrallore të këtij masivi, të Alpeve dhe kudo, mbetën në plogështinë e zhvillimit," tha Berisha.
sali berisha emri vata
Politike
11 Shtator 2023, 18:50
I.A
Sali Berisha
KUKËS- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është fajtori për shpopullim...
Politike
11 Shtator 2023, 18:34
I.A
Sali Berisha
KUKËS- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e pjesshme në...
Politike
11 Shtator 2023, 16:46
I.A
Evis Kushi
TIRANË- Ministrja Evis Kushi, e cila u shkarkua ditën e sotme nga Kuvendi ka deklaruar se ka qenë nderi i saj më i madh...
Politike
11 Shtator 2023, 15:27
r.ll
foto nga kuvendi
TIRANË-Parlamaneti ka votuar ditën e sotme ndryshimet të propozuara pak ditë më parë nga kryeministri Edi Ra...
Politike
11 Shtator 2023, 15:16
I.A
Lulzim Basha
TIRANË- Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka dërguar Lulëzim Bashën në mbledhjen e Këshillit të Ev...
Politike
11 Shtator 2023, 15:11
r.ll
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka konfirmuar për gazetarët mbledhjen e përbas...
Politike
11 Shtator 2023, 14:49
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Pas përfundimit të seancës plenare, deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi deklaroi se ndryshimet n&...
Politike
11 Shtator 2023, 14:44
r.ll
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jashtë Kuvendit për të gjitha ndryshimet e miratuara so...
Politike
11 Shtator 2023, 14:31
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas përfundimit të seancës së sotme plenare ku u miratuan ...
Politike
11 Shtator 2023, 14:22
A.B
Kuvendi
TIRANË- Parlamaneti votoi sot ndryshimet të propozuara pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Shkarkimi i Olta X...