Politike

"Doli një video e saj me grupin Bajri"/ Berisha: Rama anuloi emërimin e Spiropalit si ministre në momentin e fundit

Po ashtu, Berisha hodhi akuza të forta, duke akuzuar edhe ministrat e rinj si të përfshirë në korrupsion. 

11 Shtator 2023, 14:31 Nga A.B
"Doli një video e saj me grupin Bajri"/ Berisha: Rama anuloi
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas përfundimit të seancës së sotme plenare ku u miratuan miratuan dekretime e Presidentit për emërimin e ministrave të rinj të qeverisë Rama, ka folur për mediat. Ai hodhi akuza të forta, duke akuzuar edhe ministrat e rinj si të përfshirë në korrupsion. 

Mirëpo, nuk la pa përmendur edhe ministrat aktualë. Berisha tha se Rama anuloi në momentin e fundit emërimin e Spiropalit si ministre, pas një video të sajën me grupin Bajri dhe me Pëllumb Gjokën. 

“…Largohet Xhacka, e cila pasi bëri burrin investitor strategjik në shkelje të Kushtetutës, u vërsul e papërmbajtur drejt pronave të ushtrisë. Nuk la pronë pa vjedhur dhe përvetësuar me klanin e saj. Po zëvendësohet me një diplomat i cili bën një gabim fatal të jetës së tij, pasi ishte zgjidhja e minutës së fundit. I kishte bërë Spiropali përgatitjet. Një video që doli në rastet e fundit, në të cilën ajo bënte mbledhje me Bajrët dhe Pëllumb Gjokën, në një hotel afër qendrës. Kjo detyroi, thonë, Ramën që ta anulojë emërimin e saj,” tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll