Politike

FOTOLAJM/ Ndryshimet e reja në qeveri, përqafime dhe urime mes deputëve dhe ish-ministreve

Pas përfundimit të votimeve në Kuvend për ndryshimet nuk kanë munguar urimet dhe përqafimet mes deputetëve socialist dhe ministriva të rinj të qeverisë.

11 Shtator 2023, 15:27 Nga r.ll
FOTOLAJM/ Ndryshimet e reja në qeveri, përqafime dhe urime mes
foto nga kuvendi

TIRANË-Parlamaneti ka votuar ditën e sotme ndryshimet të propozuara pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.

Pas përfundimit të votimeve në Kuvend për ndryshimet e reja nuk kanë munguar urimet dhe përqafimet mes deputetëve socialist dhe ministriva të rinj të qeverisë.

Siç duket edhe nga fotot e LSA, deputetët janë ngritur në këmbë për të përshëndetur  ministret e shkarkuara Olta Xhaçkën dhe Evis Kushin.

VOTIMET NË KUVEND:

Olta Xhaçka u shkarkua si ministre e Jashtme me 95 vota pro, 1 kundër

Ogerta Manastirliu u shkarkua si ministre Shëndetësie me 110 vota pro

Evis Kushi u shkarkua si ministre e Arsimit me 99 vota pro dhe 3 kundër

Frida Krifca  u shkarkua si ministre e Bujqësisë me 107 vota pro

Edona Bilali u shkarkua si ministre Shteti për Sipërmarrjen me 102 pro dhe 4 kundër

Milva Ekonomi u shkarkua si ministre e Shtetit për Standardet e Shërbimeve me 98 vota pro, 2 abstenim dhe 2 kundër

Arbjan Mazniku u emërua ministër për Pushtetin Vendor me 73 vota pro dhe 35 kundër

Albana Koçiu u emërua si ministre e Shëndetësie me 73 vota pro, 1 abstenim dhe 32 kundër

Igli Hasani u emërua ministër për Europën dhe Punët e Jashtme me 74 vota pro dhe 33 kundër

Ogerta Manastirliu u emërua ministre e Arsimit me 72 vota pro, 35 kundër dhe 1 abstenim

Anila Denaj  u emërua ministre e Bujqësisë me 73 vota pro dhe 27 kundër

Ervin Mete u lirua nga detyra si kryetar i Bordit dhe Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare me 95 vota pro, 1 abstenim dhe 5 kundër (Do të votohet për postin e ministrin në seancën e datës 14 Shtator)

olta xhacka evis kushi kuvend

Sondazh

Poll