Politike

Ndryshimet në Qeveri, Bardhi: Nuk kanë rëndësi emrat, korrupsioni mbetet i njëjtë

Bardhi tha se problemi qëndron te kryeministri Edi Rama dhe jo te kabineti.

11 Shtator 2023, 14:49 Nga A.B
Ndryshimet në Qeveri, Bardhi: Nuk kanë rëndësi emrat,
Gazment Bardhi

TIRANË- Pas përfundimit të seancës plenare, deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi deklaroi se ndryshimet në Qeveri nuk e kanë zhdukur korrupsionin. 

Për gazetarët, Bardhi tha se problemi qëndron te kryeministri Edi Rama dhe jo te kabineti.

"Sa pari do të dua të ndajë shqetësimin me ju që edhe pse sot u formatua gjysma e kabinitetit qeveritar nuk u lejua një debat mbi këto ndryshime në qeveri. Nuk kemi asnjë shpjegim sepse në ditën e parë të shkollës, shkarkohet ministria e arsimit dhe emërohet një tjetër. Nuk kemi asnjë sqarim se përse është shkarkuar ministrja e Jashtme në një kohë ku përpara kemi Samitin e Berlinit. Ajo që vihet re është se edhe kur propozimet e Kryeministrit vijnë për votim ai është i paaftë që të vijë dhe të mbrojë ndryshimet e veta në kabinetin qeveritar. Shqiptarët e kanë kuptuar se sa do makijazh që të bëjë Rama në kabinetin, vulën e korrupsionit që mban kjo qeveri nuk e heq dot. Nuk ka asnjë rëndësi së si quhen ministrat e rinj apo të vjetër të Ramës, ato njëlloj do të vazhdojnë të mbrojnë korrupsionin e Ramës. Problemi qëndron te Rama e jo te kabineti"

gazment bardhi me truproja

Sondazh

Poll