11 Shtator 2023, 18:34
Nga I.A
Sali Berisha
KUKËS- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Kukësit. Berisha nga Kukësi, ka prezantuar kandidatin e opozitës dhe koalicionit 'Bashkë Fitojmë' Emri Vata. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka deklaruar se opozitarët u përçmuan këto 10 vite më shumë se kurrë në 30 vitet e fundit.
"Unë sot, e shfrytëzoj këtë rast për tu përulur me nderimin më të thellë para të gjithë opozitarëve të Kukësit dhe mbarë Shqipërisë, për qëndresën e tyre në kushtet më të jashtëzakonshme gjatë këtij dhjetëvjeçari. Opozitare dhe opozitarët në këto 10 vite u përballën me një platformë të egër të dhunimit, terrorit psikologjik, ekonomik të gjithëanshëm ndaj tyre. Demokratet dhe demokratët, opozitarët dhe opozitare e Kukësit dhe mbarë Shqipërisë, u përçmuan këto 10 vite më shumë se kurrë në 30 vitet e fundit. U përzunë nga vendi i tyre, u pushuan nga puna, ju mbyllën bizneset, ju hoq ndihma ekonomike, u detyruan të përcjellin fëmijët në dhera të tjerë, u trajtuan si armiq. Në këtë kontekst mund të ju them se sot në një kohë kur në botë të drejtat dhe liritë e njeriut kanë marrë një dimension që nuk e kanë pasur ndonjëherë, as armiqtë e jashtëm nuk mund të silleshin më egër se sa sekti i rilindjes ndaj popullit opozitar.
Opozitaret dhe opozitarët gjithashtu u përballën këto 10 vite me një dhimbje të madhe për vendin e tyre, sepse Shqipëria nga Atdhe, nga një tokë e bekuar nga Zoti, u shndërrua në një vend të cilin 83% e shqiptarëve duan ta braktisin. Pamje e rëndë, pamja e dhimbshme që përjeton fëmija, kur sheh nënën e vet që keqtrajtohet. Pra, opozitaret dhe opozitaret, por jo vetëm ata. Shqiptarët dhe shqiptaret që zgjodhën të jetojnë në Shqipëri dhe të mos largohen, u përballën me çmime stratosferike. A e dini ju, dhe mund ti pyesni se ata që shkojnë në Itali, fjalën e parë që thonë është se, ushqimet ishin më lirë. Ata që vijnë nga Greqia, të thonë se djathi është më i lirë atje. Ata që vijnë nga Gjermania të thonë se ushqimet janë më lirë atje se këtu. Pra ky pushtim i vendosur mbi popullin opozitar, por edhe mbi socialistët e thjeshtë, të themi pa asnjë diskutim, se unë nuk dua ti jap këtu një karakter ndarje klasore, por Zoti të vret po nuk i the armikut, armik, po nuk i the pushtuesit pushtues, nuk çlirohesh kurrë prej tij," tha Berisha.
emri vata sali berisha
Politike
11 Shtator 2023, 16:46
I.A
Evis Kushi
TIRANË- Ministrja Evis Kushi, e cila u shkarkua ditën e sotme nga Kuvendi ka deklaruar se ka qenë nderi i saj më i madh...
Politike
11 Shtator 2023, 15:27
r.ll
foto nga kuvendi
TIRANË-Parlamaneti ka votuar ditën e sotme ndryshimet të propozuara pak ditë më parë nga kryeministri Edi Ra...
Politike
11 Shtator 2023, 15:16
I.A
Lulzim Basha
TIRANË- Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka dërguar Lulëzim Bashën në mbledhjen e Këshillit të Ev...
Politike
11 Shtator 2023, 15:11
r.ll
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka konfirmuar për gazetarët mbledhjen e përbas...
Politike
11 Shtator 2023, 14:49
A.B
Gazment Bardhi
TIRANË- Pas përfundimit të seancës plenare, deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi deklaroi se ndryshimet n&...
Politike
11 Shtator 2023, 14:44
r.ll
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jashtë Kuvendit për të gjitha ndryshimet e miratuara so...
Politike
11 Shtator 2023, 14:31
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas përfundimit të seancës së sotme plenare ku u miratuan ...
Politike
11 Shtator 2023, 14:22
A.B
Kuvendi
TIRANË- Parlamaneti votoi sot ndryshimet të propozuara pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Shkarkimi i Olta X...
Politike
11 Shtator 2023, 14:14
A.B
Votat
TIRANË- Maxhoranca votoi ditën e sotme shkarkimin dhe emërimin e Ministrave të rinj të qeverisë Rama.
Ministrja O...
Politike
11 Shtator 2023, 13:36
r.ll
Dorian Teliti
TIRANË- Mijëra nxënës u janë drejtuar bankave të shkollës ditën e sotme për nisjen e vitit t&eum...