Politike

Berisha: Vidhemi si asnjë qytetar tjetër në botë. Çfarë do të shohin shqiptarët nga Shpiragu nëse në qeveri do të jetë Rama? Asgjë

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të kandidatit Emri Vata në Kukës, Berisha theksoi se Rama po vjedh me çmime stratosferike shqiptarët.

11 Shtator 2023, 18:50 Nga I.A
Berisha: Vidhemi si asnjë qytetar tjetër në botë.
Sali Berisha

KUKËS- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është fajtori për shpopullimin e vendit. Në fjalën e tij gjatë prezantimit të kandidatit Emri Vata në Kukës, Berisha theksoi se Rama po vjedh me çmime stratosferike shqiptarët.

Po ashtu Berisha shtoi se kur shqiptarët marrin gomonet, Edi Rama shkon për të parë film në kinema në Venecia dhe qarkullon me avionin e tij personal dhe shpenzon 23 mln euro. Po ashtu ka theksuar se shqiptarët nga nafta në Shpirag nuk do të marrin asgjë, nëse Rama do të jetë në qeveri.

"Çfarë ndodh me ne. Largime masive, çmime stratosferike, vjedhje dhe vetëm vjedhje. Shndërrimi i pasurive tona në një mallkim të vërtetë. Çfarë ndodh me ne, kur bijtë tanë marrin gomonet, Edi Rama shkon për të parë film në kinema në Venecia. Kur bijtë tanë marrin gomonet, Edi Rama qarkullon me avionin e tij personal dhe shpenzon 23 mln euro. Po a janë këto më të këqijat. Jo. Ju jeni njerëz politik, këto janë shfaqje, negative. Çfarë ndodh me ne. Ne vidhemi si asnjë qytetar tjetër në botë. Ndërtohet rruga Korçë-Ersekë me dy korsi dhe e ngushtë. Ajo që duhej të kushtonte 4 mln segmenti, shkon 40 mln euro.

Unaza e Tiranës ka nisur në 2010. Nga 2013 e deri më sot copëtohet lot mbas loti vetëm për të vjedhur, me 24 mln euro kilometri, dy herë më shumë se tuneli i Kërrabës, apo 70% më shumë se tuneli i Kalimashit. Çfarë ndodh me ne. E dëgjoi që foli për Shpiragun. Sot falë asaj strategjie që ndërmorëm për ndërtimin e HEC-eve Shqipëria prodhon 2 terravat energji elektrike më shumë seç konsumon. Çfarë përfituat ju, çfarë përfituan shqiptarët, asgjë, përkundrazi, vetëm vjedhje dhe vetën vjedhje. Po Shpiragu ka naftë, por ato çmime të suksesit që bën të vazhdojë janë të vitit 2012. Ajo fushë nafte është miratuar në vitin 2012. Po çfarë do të shofin shqiptarët prej saj nëse do të jetë Edi Rama, atë që shohin, atë që fituan me 2 terravat orë e energji elektrike të prodhuar më shumë. Asgjë. Përsëri këto janë shfaqje," tha Berisha.

sali berisha emri vata

Sondazh

Poll