Politike

Shkarkimi i Krifcës, Berisha: U infektua nga Xhaçka, i dha burrit tendera nga paratë e popullit

Berisha foli për shkarkimin e Frida Krifcës si Ministre e Bujqësisë, për të cilën thotë se u infektua nga virusi ‘Xhaçka’.

11 Shtator 2023, 14:44 Nga r.ll
Shkarkimi i Krifcës, Berisha: U infektua nga Xhaçka, i dha burrit
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jashtë Kuvendit për të gjitha ndryshimet e miratuara sot në seancën e posaçme në Kuvend.

“Kjo shëmbëllente me një takim të mafjozëve në të gjitha aspektete. Të gjitha ndryshimet e qeverisë kishin diktat krimin dhe vetëm krimin. Largohet Olta Xhaçka e cila pasi e bëri burrin investitor strategjik në shkelmim të kushtetutës u vërsul e papërmbajur drejt pronave të ushtrisë dhe nuk la pronë pa vjedhur dhe përvetësuar me klanin e saj.”, u shpreh Berisha.

Berisha foli edhe për shkarkimin e Frida Krifcës si Ministre e Bujqësisë, për të cilën thotë se u infektua nga virusi ‘Xhaçka’.

“Largimi i Krifcës e infektuar nga virusi Xhaçka, se ajo e pa që kur Olta e bëri Burrin strategjist, ‘po dhe ky burri im tha nuk është më pak se burri i Oltës’ dhe filloi ti japë tendera nga paratë e popullit shqiptar. Por, ato që erdhën nuk janë më pak se Krifca.”- tha Berisha.

sali berisha frida krifca

Sondazh

Poll