Politike

Takimi me Berishën, Meta: Deputetë e 'Partisë së Lirisë' janë çdo ditë në vijën e parë të ballafaqimit

Meta deklaroi para gazetarëve, se bashkë me Berishën biseduan për bashkërendimin e qëndrimit opozitar në Kuvend, pushtet vendor dhe kudo.

8 Shtator 2023, 12:17 Nga A.B
Takimi me Berishën, Meta: Deputetë e 'Partisë së
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh pas takimit të zhvilluar me kreun e Partisë Demokratike në selinë blu se opozita duhet të ngrihet në lartësinë e momentit për largimin e atij që ai e quan një regjim të korruptuar.

Meta deklaroi para gazetarëve, se bashkë me Berishën biseduan për bashkërendimin e qëndrimit opozitar në Kuvend, pushtet vendor dhe kudo.

“Diskutuam për të bashkërenduar agjendën sa më aktive opozitare, përfshirëse në këto kushte kaq degraduese ku ndodhet situate me shtetin e së drejtës. Në këto rrethana kur skandalet e qeverisë dhe korrupsionit të saj mbivendosen dhe kur problemet ekonomike vetëm rëndohen dhe kjo shpërfaqet në fenomenin e largimit, është detyra e opozitës të bashkojë fuqinë e saj në rivendosjen e shtetit të së drejtës, demokracisë dhe llogaridhënies dhe kjo agjendë përfshin angazhim opozitar, në parlament, në pushtetin vendor edhe kudo, jemi në kontakt me grupet e interesit që ndihen të kërcënuara. Ne jemi kudo ku kërkohet angazhimi ynë.

Në Kukës dega jonë është tepër aktive. Deputetët tanë janë në vijën e parë të përballjes me këtë regjim. Do të ketë protesta dhe datë, por kjo nuk është e rëndësishme. Opozita duhet të ngrihet në lartësinë e momentit për t’iu dhënë përgjigjeve sfidave që kanë sjellë një situatë të rënduar nga keqqeverisja”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll