Politike

Shqipëria barazoi 1-1 kundër Çekisë, Rama: Kombëtarja jep shpirtin në fushë dhe frymëzon

Rama e konsideroi Kombëtaren tonë një skuadër që jep shpirtin në fushë dhe frymëzon.

8 Shtator 2023, 07:19 Nga A.B
Shqipëria barazoi 1-1 kundër Çekisë, Rama: Kombëtarja
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur krenar për Shqipërinë pas barazimit të arritur në Pragë me Çekinë. Duke falenderuar trajnerin Sylvinho dhe teknikët për mbështetjen e ofruar kuqezinjve, Rama e konsideroi Kombëtaren tonë një skuadër që jep shpirtin në fushë dhe frymëzon.

REAGIMI:

KRENAR PËR SHQIPËRINË

Kjo Kombëtare nuk bën vetëm pikë, po luan futboll si e barabartë në çdo drejtim, jep shpirtin në fushë dhe frymëzon. Faleminderit djemve kuqezinj. Faleminderit kampionëve që e drejtojnë këtë skuadër kaq dinjitoze, trajnerit Sylvinho dhe ndihmësve të tij. Faleminderit edhe publikut kuqezi që sonte ishte lojtari ynë i 12-të

edi rama

Sondazh

Poll