Politike

“Opozita kërkon një pushtet në tavolinë”, Mimi Kodheli rendit arsyet pse Rama s’jep dorëheqjen

21 Tetor 2019, 16:56 Nga DOSJA
“Opozita kërkon një pushtet në tavolinë”, Mimi

TIRANË– Deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli, ka komentuar vendimin e BE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Teksa ishte e ftuar në “Top Talk”,Kodheli u pyet se përse nuk jep dorëheqje Kryeministri Rama, ku u shpreh ndër të tjera se “Dorëheqja ka të bëjë me moralin, ne po flasim për sistemin”.

Atëherë më lejoni të shpjegoj të paktën dy ose tre momente për të ju dhënë përgjigje sa më të plotë pyetjes suaj të drejtë.

E para: Maqedonia ka pasur një kusht mbi të gjitha kushtet, çështjen e emrit. Çështja e emrit ka qenë edhe viza, stafeta, flamuri i kryeministrit Zaev, pra ndryshimi i emrit sillte automatikisht hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut. Ndryshimi i emrit u realizua, hapja nuk u realizua.  Këto ishin një binom i pandarë, nuk ishte ky, nuk ekzistonte ky binom në rastin e Shqipërisë. Ndaj dhe në gjykimin e Kryeministrit Zaev, kjo ka qenë më shumë së sa e mirëpritur në vendin e tij lidhur me një veprim i cili rridhte pikërisht nga ky fakt.

Vijmë tek përgjigjja për opozitën, mendoj që në momentin që opozita kërkon një pushtet në tavolinë, e vështirë që do ta marri këtë pushtet. Jetojmë në një sistem, kemi vendosur të zhvillojmë një sistem i cili nuk përgjigjet marrjes së pushtetit në tavolinë. Sistemi i përgjigjet zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, u shpreh ajo.

Dorëheqja nuk nënkupton domosdoshmërish dhënien e pushtetit në tavolinë, në qoftë se ju besoni që jeni mazhorancë, mund të rifitoni besimin e qytetarëve…

“Dorëheqja ka të bëjë me moralin, ne po flasim për sistemin”, u përgjigj Mimi Kodheli.

Marrë nga Top Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dështojnë negociatat me be-në edi rama mimi kodheli dështojnë negociatat me be-në edi rama mimi kodheli

Sondazh

Poll