Politike

Basha kërkoi largimin e Ramës/ Ambasadori britanik takim urgjent me kreu e PD-së

21 Tetor 2019, 10:04 Nga DOSJA
Basha kërkoi largimin e Ramës/ Ambasadori britanik takim urgjent me

Tiranë- Ditën e sotme, kreu i PD-së Lulzim Basha po zhvillon një takim me  ambasadorin britanik në Tiranë, Duncan Norman. Mësohet se ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar ndodhet në zyrën e Bashës,  në selinë blu. Ende nuk dihet se çfarë do të diskutohet mes tyre.

Pak më herët kryedemokrati Basha kërkoi sot largimin e qeverisë, si edhe përmendi rastin e qeverisë Zaev për mos-hapjen e negociatave. Basha tha se Zaev u largua, por Rama nuk bën të njëjtën gjë duke mbajtur peng vendin.

Dështojnë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më 18 tetor Donald Tusk konfirmoi se pas diskutimeve të gjata nuk vendos për një “PO”. Menjëherë pas vendimit Meta u shpreh se asgjë s’ka përfunduar dhe nuk duhet humbur shpresa. Ndërsa Hahn dekalroi se vendimi është një zhgënjim, BE nuk mbajti premtimin. Nuk kanë munguar edhe konferencat nga qeveria, ku Rama u shpreh se shpreson për një “Po” pranverën që vjen. Ndërsa Cakaj pohoi se asnjëherë qeveria Rama nuk u zotua se do të hapeshin me patjetër negociatat.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dështojnë negociatat me be-në duncan norman lulzim basha dështojnë negociatat me be-në duncan norman lulzim basha

Sondazh

Poll