Politike

Historia e Alvin Berishës, Hajdari kërkon zgjidhje urgjente nga Cakaj: E turpshme kjo që po ndodh

21 Tetor 2019, 11:50 Nga DOSJA
Historia e Alvin Berishës, Hajdari kërkon zgjidhje urgjente nga Cakaj:

TIRANË- Deputetja demorkate Rudina Hajdari, ka reaguar sot në lidhje me rastin e 11-vjeçarit, Alvin Berisha, që është në kampet e ISIS. Në një reagim në mediat sociale, Hajdari shkruan se i ka kërkuar informacion Gent Cakajt.

Më tej ajo shton se duhet një zgjidhje e menjëhershem që të mbrohen qytetarët kudo që janë dhe shprehet se është e turpshme kjo që po ndodh.

“Sot i dërgova kërkesë për informacion Ministrit në Detyrë z. Cakaj për rastin e Alvinit. Ai nuk është një rast i izoluar. Duhet një zgjidhje e menjëhershme që të mbrojmë qytetarët tanë kudo që janë dhe sidomos të miturit se është vërtet e turpshme kjo që po ndodh”, shkruan Hajdari.

Alvin Berisha është 11-vjeçari shqiptar që ka mbetur peng në kampet e Sirisë. Para 5 vitesh nëna e Alvinit, rrëmbeu djalin dhe shkoi drejt Sirisë për t’u bashkuar me ISIS. Afrim Berisha, babai i tij ka pesë vite që e kërkon dhe nëpërmjet emisionit “Le Iene”, e gjeti të birin në Siri.

Por Alvini ka mbetur sërish në kampet e ISIS, pasi qeveria shqiptare, konkretisht ambasadori Gent Gazheli, nuk është angazhuar për kthimin e të voglit në Itali pranë të atit dhe dy motrave.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alvin berisha gent cakaj rudina hajdari shqiptaret ne siri alvin berisha gent cakaj rudina hajdari shqiptaret ne siri

Sondazh

Poll