Politike

Basha kërkon largimin e Ramës: Europa të refuzoi, vendi të shkojë në zgjedhje. Kryeministri shfajësohet duke cituar lider

21 Tetor 2019, 13:15 Nga DOSJA
Basha kërkon largimin e Ramës: Europa të refuzoi, vendi të

TIRANË- Tre ditë pas vendimit negativ të BE për moshapjen e negociatave, akzuat dhe kundër akuzat dhe kundër akuzat me palëve nuk ndalen. Ishte Lulzim Basha, i cili në një deklaratë për mediat nga selia blu i kërkoi Ramës të jepte dorëheqjen dhe vendi të shkonte ne zgjedhje të parakohshme, duke ndjekur shembullin e Maqedonisë së Veriut. 

Kryeministri Edi Rama, pa jo një, por tre përgjigje për Bashën, një nga deklarata pas mbledhjes së Kryesisë së PS dhe një me anë të një postimi në Facebook. Pas mbledhjes së Kryesisë, Rama u shpreh i qartë se nuk do dërgonte vendin në zgjedhje të parakohshme dhe se qeveria do vijojë të punën si më parë. 

Sot është materializuar ajo që paralajmëruam para disa kohësh në të gjitha fjalimet e mia…një konflikt për të ardhmen e BE-së. Në këtë konflikt në këtu apo edhe ata në Maqedoninë e Veriut. Dielli ka dalë përsëri, rruga jonë do të vazhdojë pa asnjë ekuivok”, u shpreh Rama. 

Ndërkohë në dy reagimet kreu i qeverisë me anë të një fotove në Facebook, krahasonte deklaratën e kreut të opozitës me atë të kreut të KE, Donald Tusk, dhe Kryeministrit të Italisë duke mos dhënë asnjë koment. 

Lideri demokrat ka zgjedhur të mos heshtë dhe i është përgjigjur përmes dy postimeve në Tëitter, reagimeve të kryeministrit lidhur me “JO”-në e BE-së për çeljen e negociatave. Sipas Bashës, dështimi i negociatave është përgjegjësi e kryeministrit, i cili tashmë duhet të pranojë përgjegjësitë e këtyre dështimeve.

“Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve zoti Rama! Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde. Fakti është, Europa të ka refuzuar. Ti ke dështuar. Kujt do t’ia hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë? Kujt do t’ia hedhësh fajin për ekonominë e shkatërruar? Kujt do t’ia hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar? Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua! Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar dhe shqiptarët do të refuzojnë”, shkruan Basha në përgjigjen e tij për Ramën.

Ndërkohë në një postim të tretë në Tëitter, Basha i përgjigjet Ramës dhe për citimet e liderëve të huaj ku shkruan: Kot fshihesh me lojëra fjalësh. Nuk ka citat në botë ti mbulojë dështimet e tua. Pikë. BE të ka refuzuar ty! Mbaj përgjegjësi.

Edhe pas këtij statusi, Rama ka reaguar sërish teksa i përgjigjet kryedemokratit me fjalët e kancelares gjermane Angela Merkel. “Pa koment”, shkruan Rama teksa ka publikuar një foto me reagimin e Bashës dhe të Merkel në lidhje me mos hapjen e negociatave.

“Më vjen shum ëkeq për këtë vendim. Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet. Kur bëjmë premtime, patjetër që duhet t’i mbajëm ato. Nuk mund t’u kthejmë shpinën vendeve , ndërkohë që kemi bërë premtime,”– shkruhet krahas fotos së Merkel.

Luli: Vendimi për të mos hapur negociatat është dështimi i qeverisë shqiptare,”- shkruhet krahas fotos së Bashës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dështojnë negociatat me be-në edi rama lulzim basha perplasja rama basha dështojnë negociatat me be-në edi rama lulzim basha perplasja rama basha

Sondazh

Poll