Politike

Rikthehet kompania ku u vra Ardit Gjoklaj, PD: ‘3R’ ndryshoi emrin, Klosi i dha licensë, Edurim Teqja nis aktivitetin

21 Tetor 2019, 11:09 Nga DOSJA
Rikthehet kompania ku u vra Ardit Gjoklaj, PD: ‘3R’ ndryshoi emrin,

TIRANË- Partia Demokratike akuzon ministrin e Mjedisit, Blendi Klosi, dhe bashkinë e Tiranës se kanë rilicensuar kompaninë ‘Alb Tech Plast’, për të vijuar punën me riciklimin e mbetjeve. Ina Zhupa, zëdhënëse e Partisë Demokratike, denoncon se Klosi përmes Agjencisë së Mjedisit, ka rilicensuar kompaninë e Edurim Teqjas, i cili ka ndryshuar emrin nga “3R”, në ‘Alb Tech Plast’. PD akuzon qeverinë se sa më shumë të abuzosh aq më shumë shpërblen abuzuesit. Në dokumentet e nxjerra nga Zhupa, shihet se Edurim Teqja ka ndryshuar emrin e kompanisë së tij, dhe më pas është pajisur me një licencë të re.

Deklarata e plotë e Ina Zhupës:

Lincesohet përsëri nga qeveria Rama, kompania që menaxhonte landfillin e Sharrës me bekimin e Veliaj dhe ku u vra Ardit Gjoklaj dhe skllavëroheshin punëtorët e kompanisë !

Ne muajin Prill 2019 , Ministria e Mjedisit dhe Turizimit e drejtuar nga Blendi Klosi , nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mjedisit kanë licensuar kompaninë Alb Tech Plast sh.p.k me pronar z. Edurim Teqja për të vazhduar në Elbasan ushtrimin e aktivitetit në fushën e mbetjeve plastike dhe llojeve të tyre.

“ Alb Tech Plast sh.p.k” është kompania “3R sh.p.k” e cila ka kryer ndryshim emri me 17 Maj 2018 dhe zotërohet nga z. Edurim Teqja, në vitin 2016 kjo kompani u kontraktua nga Veliaj, Bashkia Tiranë për kryer diferencimin e mbetjeve në Landfillin e Sharrës jashtë cdo kushti dhe parametri teknik .

Në investigimet e medias doli qartë që në Landfill shfrytezoheshin shumë persona, burra , gra dhe femijë jashtë kushteve të sigurusë në punë , pa sigurime shoqerore. Po ashtu ngjarja më e rëndë ndodhi 7 Gusht 2016 Ardit Gjoklaj u vra në ambjentet e Landfillit nga ekskavatori i kompanisë 3R sh.p.k .

Shteti jo vetëm që nuk ndërmori masa për shkeljet e evidentuara por sot e ka lincensuar përsëri në të njëjten fushë veprimatrie. Sa më shumë të abuzosh, të vrasësh, të skllavërosh njerëzit aq më të lehtë e ke të bësh biznes me rilindjen. Ky është modeli i biznesit që promovojnë, ndërsa biznesi i ndershëm po mbyllet çdo ditë.

Në gusht të vitit 2016 në Landfillin e Sharrës u vra i mituri Ardit Gjoklaj.  Nën akuzë u vunë punonjësit e kompanisë “3R, shoferi i fadromës, Edmond Kallari dhe përgjegjësi i turnit, Dëfrim Hakrama.

Në muajin maj të vitit 2018, Gjykata e Tiranës i shpalli të pafajshëm duke i liruar nga akuzat, me arsyetimin se nuk kishte prova për vrasjen e 16-vjeçarit. Ardit Gjoklaj punonte në landfillin e Sharrës bashkë me të vëllain. Ai humbi jetën nga përplasja me fadromën, ndërkohë që ai punonte nën moshë dhe pa asnjë siguri për jetën.

Shoqëria civile dhe opozita bëjnë fajtor për këtë ngjarje të rëndë edhe kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pasi ishte Veliaj që inaguroi disa muaj para se të ndodhte ngjarja këtë landfill dhe garantoi se puna do të kryhej sipas të gjitha standarteve.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blendi klosi edurim teqja ina zhupa vrasja e ardit gjoklajt blendi klosi edurim teqja ina zhupa vrasja e ardit gjoklajt

Sondazh

Poll