Politike

I mbylli derën e negociatave, Rama jep lajmin: Do takohem me Macron, muhabetet bëhen me burrat

21 Tetor 2019, 09:57 Nga DOSJA
I mbylli derën e negociatave, Rama jep lajmin: Do takohem me Macron,

TIRANË- Pas takimit me Kryesinë e PS, Kryeministri Edi Rama, u shpreh se do të ketë një takim e me Presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Rama në deklaratën e tij shtoi se është diskutuar për vendimin e KE, të cilin e quajti të padrejtë, por nuk do të ketë asnjë ndryshim të drejtimit të Shqipërisë.

Po ashtu numri një i qeverisë tha se dhe nëse do merrej një “Po”, puna e qeverisë do vijonte njësoj për të përmbyllur reformat e nisura.

“Kemi parë ecurinë e procesit dhe nga ana tjetër kemi parë mundësinë për përfshirjen e grave dhe vajzave si bashkëkryetare të organzitës socialiste. Kemi diskutuar dhe për temën e ditës, lidhur me mos marrjen e vendimtit të merituar për Shqipërinë dhe kemi rënë dakrod se kjo nuk ndryshon asgjë në trajektoren tonë për rrugën drejt Evropës. Në ditët në vijim do të kem takime me Macron dhe me drejtues të tjerë të vendeve anëtare për të kuptuar më shumë. Jemi të qartë që do vijojmë më tej punën dhe nesë do kishim marrë një “po”, detyrat janë po ato që kemi pasur dhe në fillim. Në Kuvend duhet të miratojmë rekomandimet e OSBE”, tha kreu i Qeverisë.

Pas 5 orësh mbledhje të Kryesisë, kryeministri Edi Rama njoftoi se do të takonte presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Gjithashtu u shpreh se brenda këtij viti do të miratohej Reforma Zgjedhore. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama mbledh kryesinë mbledhja e kryesise se ps rama takim me macron edi rama edi rama mbledh kryesinë mbledhja e kryesise se ps rama takim me macron

Sondazh

Poll