Politike

Çfarë po ndodh brenda kampit të muxhahedinëve në Tiranë? Ambasadori Iranian nxjerr foton:Po përdorin një armë të re

21 Tetor 2019, 13:36 Nga DOSJA
Çfarë po ndodh brenda kampit të muxhahedinëve në

ANGLI- Ambasadori iranian në Londër, Hamid Baeedinejad ka publikuar ditën e sotme një foto për të cilën pretendon se është bërë brenda kampit të muxhahedinëve në Tiranë.

Baeedinejad akuzon muxhahedinët se po përdorin super kompjutera për të shpërndarë lajme të rreme ndaj Republikës Islamike të Iranit.

“Anëtarët e MKO në kampin Ashraf, në Shqipëri, po përpiqen të përdorin një tip të ri arme kundër Iranit. Armët e tyre përfshijnë super-kompjutera me të cilët ata po përpiqen të shpërndajnë gënjeshtra dhe lajme të rreme për të helmuar opinionin publik”, shkruan Baeedinejad.

Muxhahedinët konsiderohen grup terrorist nga Republika Islamike e Iranit dhe prej dekadash ndodhen në konflikt të hapur me regjimin atje. Të paktën 3 mijë muxhahedinë strehohen në Shqipëri si rezultat i marrëveshjeve të qeverive shqiptare me SHBA-në.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akuza per muxhahedinet hamid baeedinejad londer akuza per muxhahedinet hamid baeedinejad londer

Sondazh

Poll