Politike

Basha mbledh aleatët, Kryemadhi zbardh axhendën: Kushtet e Bundestagut dritë jeshile për ne, në fokus protestat (VD)

21 Tetor 2019, 10:51 Nga DOSJA
Basha mbledh aleatët, Kryemadhi zbardh axhendën: Kushtet e Bundestagut

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e sotme aleatët e tij në selinë blu.

Pas përfundimit të mbledhjes ku në fokus ka qenë axhenda e opozitës, në lidhje me hapat që do të ndjekin pas dështimit me hapjen e negociatave me BE-në, ka qenë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ajo që ka zbuluar më shumë detaje.

Në një prononcim për mediat, Kryemadhi kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama dhe u shpreh se vetëm me ikjen e tij mund të hapet një dritë jeshile për Shqipërinë. Ndër të tjera, Kryemadhi e cilësoi një skizofren Ramën dhe shtoi se me të mund të merren vetëm doktorrët.

“E ardhmja e këtij vendi është BE-ja. Rama me pafytyrësinë më të madhe po kërcënon partnerët strategjikë. Rama po luan me ëndrrën e shqiptarëve. Duhet të jemi në një mendje dhe ta largojmë këtë situatë prej nesh,”- tha Kryemadhi ndër të tjera.

E pyetur se çfarë do ndodhë nëse Rama nuk dorëhiqet, Kryemadhi e krahasoi kryeministrin me një skifozren.

Paraditen e sotme kreu i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar edhe një takim me ambasadorin britanik në Tiranë, Duncan Norman. Nga ana tjetër Basha dhe Rama kanë pasur një sërë replikash në rrjetet sociale.

Teksa Basha, me anë të statuseve në rrjetet sociale ka kërkuar ikjen e kryeministrit Edi Rama pas mos hapjes së negociatave, ky i fundit i është përgjigjur liderit të opozitës me thëniet e liderëve të BE-së.

(F.M, A.M/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha mbledh aleatet lulzim basha monika kryemadhi basha mbledh aleatet lulzim basha monika kryemadhi

Sondazh

Poll