Aktualitet

Me 6 medalje të pashpërblyera, Kampioni Briken Calja ‘plas’ skandalin e radhës: Punoj në të zezë prej 15-të vitesh, s

21 Tetor 2019, 16:46 Nga DOSJA
Me 6 medalje të pashpërblyera, Kampioni Briken Calja

TIRANË– Briken Calja, Kampioni në Peshëngritje ka denoncuar një tjetër skandal, pasi akuzoi insitucionet përkatëse se nuk i kishin dhënë shpërblimet e merituara për medaljet e fituara.

I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, Calja që mban titullin “Kampion” në Europë është shprehur se prej 15 vitesh nuk është i siguruar.

“Unë jam i pa siguruar! Kam 15 vite në ekipin kombëtar nga viti 2005 deri më tani unë nuk kam qoftë edhe një ditë të siguruar. Punoj në të zezë. Imagjinoni përfaqësoj Shqipërinë. Kam sjellë medalje dhe rezultate të cilat nuk i ka arritur askush më pare,”- tha Brikeni.

Calja shtoi më tej se për mungesën e shpërblimeve në lidhje me medaljet e marra, ka informuar edhe Kryeministrin Rama dhe se ky i fundit i ka thënë se do të merret personalisht me rastin e tij.

Disa ditë më parë peshëngritësi ka denoncuar në profilin e tij në facebook neglizhencën e institucioneve për t’i dhënë shpërblimet pas medaljeve që ka marrë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet briken calja revolta e kampionit briken calja briken calja revolta e kampionit briken calja

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Tetor 2019, 12:27

TIRANË– Bariu nga Kukësi, Ekrem Onuzi, i cili u sulmua ditën e djeshme nga një ari në malin e Gjallicës ka shpjeguar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja nga ...

Aktualitet 21 Tetor 2019, 11:32

Është diçka që dihet dhe që të gjithë e kemi provuar. Parkimi në Tiranë është një nga provat më të vështira, veçanërisht nëse kemi përpara pl...