Politike

Dorëheqjen si Zaev? Rama nuk e konsideron: E paralajmërova! Dielli ka dalë përsëri, rruga jonë vazhdon (VD)

21 Tetor 2019, 09:57 Nga DOSJA
Dorëheqjen si Zaev? Rama nuk e konsideron: E paralajmërova! Dielli ka

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për mediat pas mbledhjes së  Kryesisë së PS-së, ku edhe ka komentuar dorëheqjen e tij të mundshme pas “Jo-së” për negociatave”. 

I pyetur nëse do të largohej nga posti dhe do të shpallte zgjedhje të jashtëzakonshme si homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Rama tha se e kishte paralajmëruar një vendim të tillë. 

“E çfarë duhet të them unë? Ata kanë punuar shumë fortë dhe nuk kanë lënë gurë pa luajtur për të dështuar procesin. Nuk ia kanë dalë sepse kemi arritur të kapërcejmë pengesën e ngritur në 6 muajt e parë të vitit. Sot është materializuar ajo që paralajmëruam para disa kohësh në të gjitha fjalimet e mia…një konflikt për të ardhmen e BE-së. Në këtë konflikt në këtu apo edhe ata në Maqedoninë e Veriut. Dielli ka dalë përsëri, rruga jonë do të vazhdojë pa asnjë ekuivok,”-tha Rama. 

Më pas lidhur me Reformën Zgjedhore, Rama tha se ajo do të miratohet brenda vitet me të gjitha palët që duan të marrin pjesë.

“Do ta bëjmë me të gjithë ata që do të marrin pjesë në proces. Në parlament ka një opozitë që është e përfshirë, ka edhe një karrige bosh për opozitën jashtëparlamentare. Brenda vitet votohet reforma zgjedhore. Me ata që do të binden do të votojmë reformën zgjedhore,”-shtoi kryeministri. 

Pas 5 orësh mbledhje të Kryesisë, kryeministri Edi Rama njoftoi se do të takonte presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Gjithashtu u shpreh se brenda këtij viti do të miratohej Reforma Zgjedhore. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dështojnë negociatat me be-në edi rama rama mbledh kryesinë dështojnë negociatat me be-në edi rama rama mbledh kryesinë

Sondazh

Poll