Aktualitet

Fermerët e Myzeqesë në protestë, kërkojnë treg për produktet dhe rritje çmimesh, qyteti blindohet nga Policia (VD)

21 Tetor 2019, 10:40 Nga DOSJA
Fermerët e Myzeqesë në protestë, kërkojnë treg

Lushnje- Fermerët e Myzeqesë janë ngritur në protestë sot. Ata e nisën këtë protestë duke marshuar brenda qytetit të Lushnjes, dhe tani janë vendosur para Prefekturës së qytetit.  Fermerët kërkojnë një treg për produktet e tyre dhe ngritjen e çmimeve të prodhimeve të tyre.

Po ashtu, nga qeveria kërkojnë që të ketë rimburësim për çdo humbje që u shkaktohet atyre nga fatkeqësitë natyrore.

“Kërkesat tona janë mese te drejtat, kërkojmë subvencionimin nga qeveria. S’besoj se nuk ka ngelur keq për ekonomist qeveria jonë. Pika e dytë është që të rregullojë marrëdhëniet midis tregtarit dhe fermerit. Produktet tona shiten dy deri 3 fish nën kosto. Tashmë jeni pranë prefekturës, ku do të zhvillojmë edhe protestën tonë.”, u shpreh një nga protestuesit.

Të pranishme në këtë protestë janë edhe Forcat e Policisë por deri më tani nuk ka pasur asnjë përplasje. “Duam të drejtat tona”, “Turp” janë disa nga thirrjet e tyre e protestuesve të cilët ende vijojnë protestën e tyre.

Pak javë më parë fermerët bllokuan aksin Lushnje-Berat pasi akuzuan qeverinë se produktet e tyre shiten me çmime shumë të ulta.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fermerët e myzeqesë në protestë lushnja blindohet nga policia fermerët e myzeqesë në protestë lushnja blindohet nga policia

Sondazh

Poll